Princ Leka bën thirrje për mbështetje të së djathtës
27/06/2009 “Lëvizja e Legalitetit”
Princ Leka II dhe kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahia kanë mbyllur fushatën elektorale në Durrës, Golem dhe Kamëz, ku u dhanë mbështetje të plotë kandidatëve për deputetë. Në qytetin e Durrësit princi Leka tha se duke votuar për PLL-në zgjedhësit i japin një mbështetje të plotë Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë që me 28 qershor do të ketë një fitore të pastër dhe të thellë. Në Golem të Kavajës kreu i PLL-së në fjalën e tij u bazua kryesisht tek turizmi, duke thënë se zona e Golemit do të jetë në qendër të vëmendjes për qeverinë e ardhshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më optimale për të gjithë pushuesit. Ndërsa në një takim entuziast në qendrën e Bashkisë Kamëz princi Leka, kryetari i PLL-së dhe nipi i pretendentit për fron, Skënder Zogu, i cili ka ardhur posaçërisht nga Franca, i dhanë një mbështetje të fortë kandidatit të PLL-së në këtë zonë, dr. Ilir Kacdeda.