Konfindustria: Shqipëria, porta e investimeve industriale italiane
27/06/2009 Prezantohen mënyrat e bashkëpunimit në forumin e biznesit në Itali
Zhvillohet në Bari të Italisë Forumi Ndërkombëtar i Biznesit. Si temë kryesore e këtij forumi ishin lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe nxitja e pranisë së investimeve italiane në vendet e Ballkanit Perëndimor. Forumi u organizua nga CDO Italia me qendër në Puglia, organizata industriale e biznesit nga më të fuqishmet në Itali me mbi 35 mijë anëtarë dhe me shtrirje të gjerë në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Në Forum ishin të pranishëm përfaqësues të mbi 120 kompanive italiane të fushave të ndryshme të industrisë dhe shërbimeve, të interesuar të vendosnin lidhje biznesi dhe investimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor. Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, z. Gjergj Buxhuku paraqiti zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri në kushtet e pasojave të krizës globale financiare si dhe mundësitë e vendit për të qenë porta mbështetëse e hyrjes së kapitaleve dhe investimeve industriale të biznesit italian dhe evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të pranishmit treguan interes të veçantë nga zhvillimet e Shqipërisë në infrastrukturë rrugore, portuale dhe energji. Drejtori i CDO Puglia, z. Vicenco Papa theksoi se lidhja me sistemet e rrugore, portuale dhe energjetike me rrjetet ndërkombëtare do ta kthejnë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm dhe njëkohësisht mbështetës për gjithë zhvillimin e tregtisë në Mesdhe dhe njëkohësisht si portë hyrëse kryesore e investimeve të huaja dhe italiane në veçanti në tërësinë e vendeve të rajonit të Ballkanit. Njëkohësisht, në Forum znj. Laura Grezda, drejtoreshë e programit të kredisë italiane për mbështetjen e SME (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) në Shqipëri paraqiti mënyrat e bashkëpunimit të bizneseve italiane dhe shqiptare mbështetur në programin e mësipërm. CDO Itali në zbatim të marrëveshjes së posaçme të bashkëpunimit me Konfindustrinë e Shqipërisë mori përsipër dhënien me çmime preferenciale të një hapësire të konsiderueshme paraqitje të bizneseve të përzgjedhura shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Milanos që do të zhvillohet në muajin nëntor 2009. Përfaqësuesit e Konfindustrisë së Shqipërisë gjatë qëndrimit të tyre në Itali patën takime të shumta me përfaqësues të Konfindustrisë së Puglias, Barit, Tarantos.