Vritet me armë në makinë për parakalim
27/06/2009 Policia arreston autorin
Një 34-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në rrugën nacionale Elbasan-Peqin në afërsi të komunës Gjocaj në vendin e quajtur “Kthesa e Gjocajt”. Durim S. 34 vjeç lindur në Lisnajë e me banim në Golem të Durrësit ishte duke ecur me mjetin e tij kur është qëlluar në makinë. Për pasojë mjeti është përplasur me një nga bordurat aq sa fillimisht është menduar si aksident. Por brenda 30 minutash policia ka arritur të zbardhë vrasjen dhe të vërë në pranga autorin. Ai është Roland C. me banim në Peqin. Ky i fundit dyshohet se ka pasur një grindje me viktimën për shkak të një parakalimi. Gjithsesi mbetet ende version i parë për ngjarjen, ndërsa po hetohen të tjera pista që kanë çuar në krim. Shtetasi 34-vjeçar është qëlluar me armë në pjesën e kokës dhe me gjithë transportin në spital për të nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Megjithëse mjekët kanë bërë përpjekje nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale një orë më pas është deklaruar vdekja e tij. Viktima baba i tre fëmijëve kishte prindërit në Lisnajë të komunës Përparim ku ishte nisur, ndërsa zhvillonte një aktivitet privat në transport nëpërmjet kamionëve të tonazhit të rëndë. Ai gjithashtu njihet nga banorët edhe si një aktivist i njohur i PD dhe gjithashtu merrte pjesë gjithmonë në komisione. Mësohet se një grup hetimor është duke marrë në pyetje autorin e këtij krimi për të sjellë më shumë dritë për shkaqet. Aktualisht nuk përjashtohet asnjë pistë, por një gjaknxehtësi për shkak të një parakalimi mbetet edhe shkaku paraprak i deklaruar për vrasjen e regjistruar në Peqin. L. Lleshi