Princ Leka, padi në gjykatë për trashëgiminë
TIRANE- Leka Zogu II, i njohur si Princ Leka, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, me një kërkesë-padi për pronat e lëna në trashëgim nga i ati Leka Zogu I, që ndërroi jetë tri javë më parë.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Gjykatës së Tiranës, sipas së cilave kërkesë-padia është hedhur në short dhe do të shqyrtohet nga gjykatësja Arjana Caco.
I kontaktuar në telefon nga "GSH" zëdhënësi i oborrit mbretëror Sulejman Gjana, konfirmoi faktin se Princi Leka ka paraqitur në gjykatë kërkesën për dëshmi trashëgimie, pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm për përmbajtjen e saj, konkretisht lidhur me pasuritë që trashëgon familja mbretërore dhe që në bazë të ligjit i takojnë trashëgimtarit të vetëm, Leka Zogu I.
(Lajmin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)