Forcat xheniere mbushin 90 vjet roli ne emergjencat civile ne vend

Xhenio ura lidhese mes komunitetit dhe Forcave te Armatosura. Ndihma ne komunitet vetem per vitin 2010 u ndertuan 52 ura dhe u nderhy ne permbytjet e Shkodres
Forcat xheniere mbushen 90 vjece. Kreret me te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura e kujtuan kete dite te vecante permes nje aktiviteti ku ne fjalet e tyre theksuan rolin e madh te ketyre strukturave ushtarake ne ndihme te komunitetit ne ditet me te veshtira te tij. Te gjithe kane degjuar apo dhe degjojne perdite per xhenion ne ushtri por pakkush e di qe kjo strukture perberese ushtarake mbart ne vetvete nje mision te rendesishem i cili eshte ndihma e dhene permes nderhyrjes direkte ne hallet e komunitetit ku me te fundit kane qene permbytjet ne Shkoder. U bene 90 vite qe forcat xheniere jane kudo neper Shqiperi duke ndertuar ura duke ndertuar argjinatura apo dhe duke ndihmuar komunitetin ne cdo rast emergjence. Strukture suksesi ne Ministrine e Mbrojtjes dhe jo vetem kaq por edhe pika kyce qe lidh Forcat e Armatosura me komunitetin. Pa permendur ndertimet dhe nderhyrjet ne keto 90 vite mund te permendim vetem ndihmen e dhene pergjate vitit te kaluar nga xhenio ku prezenca e FASH ne komunitet ka qene e konsiderueshme pasi jane ndertuar per lokalitetet ne veshtiresi 52 ura tip Bailey qe kapin nje gjatesi totale prej 1900 metrash lineare. Gjithashtu nga te dhena zyrtare ne Ministrine e Mbrojtjes mesohet se eshte punuar per permiresimin e gjendjes se rrugeve ne komunitetet lokale eshte kontribuuar ne pastrimin e zonave publike. FASH ka qendruar e gatshme per te ofruar forcen e saj njerezore ashtu si edhe mjetet qe disponon ne raste emergjente dhe mjafton te permendet ketu puna e shkelqyer te FASH ne rastin e permbytjeve te janarit ne Shkoder. Ne kuader te 90-vjetorit xhenio e perfundoi edhe nje mision tjeter ne komunitet pasi prej disa ditesh eshte e gatshme per kalim nje ure e re ne Vrake te Shkodres e cila u shkaterrua nga shirat e se diteve te fundit. Gatishmeria dhe ndergjegjja e menjehershme e ushtrise shqiptare beri te mundur rindertimin e saj per komunitetin ne kohe rekord. Forcat xheniere te ushtrise te cilat sot jane pjese e Brigades se Mbeshtetjes Rajonale kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne drejtim te operacioneve humanitare. Ata jane aktivizuar ne rastet e emergjencave civile katastrofave natyrore zjarreve termeteve aksidenteve te renda automobilistike ndertimin e akseve rrugore ndertimin e urave te kalimit ku levizja e kembesoreve ka qene e pamundur ne rastet e katastrofave nga grupet terroriste etj. Misioni i tyre primar eshte tu vije ne ndihme komunitetit ne cdo rast ku ata kerkojne ndihme.
Aktiviteti
E krijuar me 20 janar te vitit 1921 Arma e xhenios eshte sot nje nga forcat me te rendesishme te Forcave te Armatosura. Eumlshte pikerisht kjo njesi e cila prej 90 vitesh i sherben komunitetit duke i ardhur ne ndihme atyre ne raste fatkeqesish nevojash dhe emergjencash. Dhe per kete arsye disa dite me pare krere te larte te Forcave te Armatosura shprehen vleresimin e tyre per punen e deritanishme nga xhenieret. Shpreh bindjen se xhenieret e brigades edhe ne te ardhmen do te punojne me perkushtim dhe pergjegjesi te plote per realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave qe do te na ngarkohen dhe duke e ngritur edhe me larte emrin e xhenios nenvizoi ne fjalen pershendetese komandanti i Brigades se Mbeshtetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Lleshi gjate ceremonise se organizuar ne kete pervjetor ne ambientet e kesaj njesie. Ndersa shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Malaj ne fjalen e tij theksoi Tashme qe ka kaluar gati nje shekull qe nga ajo date ne ndjehemi krenare kur analizojme punen dhe sakrificat e kesaj njesie ne sherbim te interesave te vendit dhe te komunitetit. Nuk ka pjese te Shqiperise ku te mos shihet kontributi i forcave te xhenios qe nga ndertimi i rrugeve urave te tuneleve apo digave e deri tek perballimi me sakrifica dhe profesionalizem i situatave te emergjences ne te kater anet e vendit. Aktualisht strukturat e xhenios jane te organizuara dhe funksionojne ne perputhje me interesat e vendit te komunitetit por edhe si struktura te gatshme ne pergjigje te kerkesave dhe nevojave te Aleances. Vleresimet e ushtarakeve dhe kolegeve tane te Aleances kane qene dhe jane shume pozitive per angazhimin dhe profesionalizimin e treguar nga ana e ushtarakeve tane. Ne do te vazhdojme te jemi prezent ne kete mision pasi e dime se permbushja e objektivave te tij i sherben paqes dhe sigurise jo vetem ne Bosnje-Hercegovine por edhe ne te tere rajonin. Si vend anetar i NATO-s ne jemi te ndergjegjshem per avantazhet qe te garanton ky anetaresim por ne te njejten kohe ne kemi detyrimet tona te cilat jemi te vendosur ti realizojme me seriozitet dhe perpikmeri - duke shtuar se realizimi dhe ecuria e reformes ne FA do te vazhdoje me synim zhvillimin e tyre ne perputhje me standardet e Aleances modernizimin e FA-ve persosjen e nivelit te trajnimit te edukimit si dhe e shkalles dhe nivelit operacional. Permbushja e detyrimeve ndaj emergjencave dhe nevojave te komunitetit pjesemarrja ne misionet paqeruajtese jashte vendit eliminimi i municioneve te vjetruara jane disa nga detyrat kryesore te punes se bere me perkushtim dhe vendosmeri nga te gjithe perfaqesuesit e Forcave te Armatosura - ka nenvizuar me tej shefi i Shtabit te Pergjithshem Maksim Malaj. Gjeneral Malaj nuk harroi te permendte ne kete fjalim punen sakrificen dhe mundin e te gjithe atyre ushtarakeve qe punuan per vite te tera ne kete force duke rrezikuar edhe jeten. Ne jemi te ndergjegjshem se arritja e ketyre standardeve qe kane trupat e xhenios sot nuk do te ishin bere te mundura pa punen sakrificat dhe vetemohimin e shume brezave te ushtarakeve te nenoficereve si dhe te civileve qe kane sherbyer ketu. Prandaj duke perfituar dhe shfrytezuar kete tribune te festes jubilare deshiroj ti falenderoj te gjithe nga zemra per punen dhe kontributin e tyre te pakursyer ne zhvillimin dhe ecjen perpara te kesaj njesie. Nje nderim respekt dhe perulje e vecante shkon gjithashtu edhe per te gjithe ata ushtarake apo civile qe kane dhene jeten e tyre ne krye te detyres ne sherbim te atdheut dhe te popullit.
Dekorimet
Ne fund te ceremonise ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Major Maksim Malaj dekoruan me urdher nr. 59 date 19.1.2011 me medalje per sherbime te shquara pas vdekjes me motivacionin Per kontribut te shquar ne kryerjen me pergjegjesi dhe vetmohim te detyrave te ngarkuara major Aqif Karaj ish-shef i xhenios ne bazen e furnizimit te FA rene ne krye te detyres duke caktivizuar minat dhe kapiten Flamur Radami ish- komandant i toges se xhenios ne brigaden e kembesorise rene ne krye te detyres si dhe perfaqesues te tjere te forcave xheniere qe kane kontribuar per vite me radhe ne kete njesi.