E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princeshat dhe dragoi per femijet ne teater

Kukullat

Teatri Kombëtar për Fëmijë do të shfaqë në fundjavë, në datat 25 dhe 26 dhjetor pjesën për fëmijë “Princeshat dhe dragoi”. Sokol Myzeqari, Shegushe Bebeti, Leonard Daliu, Florinda Mazreku, Jorida Meta, Manjola Merlika do të përcjellin për fëmijët historinë e 4 princeshave krejt të ndryshme sa i përket pamjes së jashtme ashtu edhe karakterit. E para është tekanjoze, e dyta qaramane, e treta e qeshur dhe shumë e bukur dhe e katërta një vajzë shumë e zgjuar. Ajo që i bashkon është personazhi i dragoit, i cili shfaqet nga fillimi deri në fund të shfaqjes me dëshirën për t‘u martuar me njërën nga princeshat. Situatat janë të ndërlikuara dhe komike. Nëpërmjet situatave në të cilat gjenden protagonistët, fëmijët mësojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›