Princi Harry i Britanise se Madhe vizite ne Uashington
Princi Herri i Britanisë së Madhe i cili ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar dhe qendrën mjekësore ushtarake kombëtare të Uolter Rid, ku është taluar me veteranët e shtruar atje. Vizita e tij kishte për qëllim ndjekjen nga afër të trajtimit mjekësor që u bëhet atyre. Sipas tij atmosfera atje ishte shumë larg nga situata aktuale në Afganistan ku ai ka shërbuer si një bashkëpilot i helikopterëve sulmues Apash. Herri gjithashtu do të marrë pjesë dhe në Lojërat luftarake në Kolorado ku do të garojnë ushtarakër e plagosur të trupave amerikane dhe britanike. Princ Herri gjithashtu do të vizitojë dhe Nu Xhersin që u godit kohë më parë nga Stuhia Sendi, si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete në Nju Jork. Ditën e fundit të vizitës ao do të marrë pjesë në kupën e polos në Sentebejl, në kuadër të prgramit për bamirësi për fëmijë të bashkëthemeluar nga ai.