Gjirokastër, tentoi të shfrytëzonte bashkëshorten si prostitutë, arrestohet

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij për ta detyruar atë të shfrytëzohej si prostitutë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Mihal Koroni, pasi bashkëshortja e tij e paditi, se duke përdorur dhunën dhe presionin kërkonte të bëhej prostitutë.
Policia pas arrestimit sekuestroi edhe disa materiale filmike që 42-vjeçari i mbante për të kërcënuar bashkëshorten e tij se nëse nuk do të pristituonte do ti publikonte ato.