E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 105 kg marijuanë, shpallen në kërkim 3 persona

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 105 kg mariuanë ndërsa ka shpallur në kërkim 3 transportuesit e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se është marrë informacion në rrugë operative se tre shtetas po transportonin me krahë mbi Libohovë një sasi lënde narkotike të blerë në fshatin Lazarat në drejtim të malit të Buretos me destinacion Greqinë, si dhe këta shtetas mund të jenë dhe të armatosur.
 

Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tyre dhe në vendin e quajtur Revani në rrëzë të malit Bureto mbi qytetin e Libohovës tre shtetasit që trasportonin lëndën narkotike porsa kanë parë që po i ndiqte policia kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe tereni mjaft i thyer.
 

Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar tre çanata të mëdha shpine ku brenda tyre kishte pako të mbështjella me letër natriban , në formë katrore mee peshë të ndryshme gjithësej rreth 105 kilogramë Mariuanë.
 

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasëve që transportonin lëndën narkotike , dhe vijojnë operacionin për kapjen e tyre.
 

Gjithashtu policia po vijon operacionin për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›