E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier- Qëllon me çifte ish-vjehrrin, më pas vetvritet

Fier- Një 40-vjeçar ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij dhe më pas është vetvrarë. 65-vjeçari Miço Koçin është qëlluar me çifte tek dera e shtëpisë nga ish-dhëndri për motive ende të panjohura.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15 në Seman të Fierit, kur i dyshuari për këtë ngjarje, Gentian Nushi ka qëlluar mbi 65-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Autori është larguar nga vendgjarja menjëherë pas krimit, dhe ka shkuar ne shtëpinë e tij ku dhe ka qëlluar veten.

Mësohet se dy viktimat e kanë patur shtëpinë afër njëri-tjetrit. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për kapjen e tij si dhe zbradhjen e motiveve të ngjarjes.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›