Elbasan, vrau priftin italian në Kishë, pranga autorit
ELBASAN - Vrau priftin italian, arrestohet disa muaj pas krimit Gazmir Haxhillari. Arrestimi është kryer nga forcat e RENEA-s dhe policia e Elbasanit, pasi Haxhillari ishte shpallur në kërkim nga Interpol për krimin e kryer në bashkëpunim me dy shqiptarë të tjerë, të arrestuar më herët në Itali.
Ngjarja e rëndë u shënua në 29 dhjetor të vitit të shkuar, kur prifti italian 63-vjecar Mario Del Becaro u gjet i mbytur me shiritin ngjitës që i ishte vendosur në gojë, në Kishën ku ai shërbente në rajonin e Pistoias. Policia zbuloi se 3 shqiptarët kishin hyrë për të grabitur në Kishë dhe me pas i kishin lidhur gojën piftit, i cili humbi jetën si pasojë e asfiksisë.
(e.m/News24/BalkanWeb)