E Diel, 1 Nëntor 2026

Prinderit me te meta fizike ua lene femijen pa regjistruar

Skandali Cifti i ri akuzon zyren e gjendjes civile te Kucoves

Dy prinder nga Kucova enden prej muajsh per te regjistruar femijen e tyre pasi zyra e gjendjes civile ua mohon kete te drejte. Rasti flagrant eshte denoncuar ne gazeten Shqip nga prinderit Edlira dhe Bledar Blushi banues ne lagjen 1 Maji te qytetit te Kucoves. Pese muaj me pare ata kane sjelle ne jete nje femije te cilin nuk mund ta regjistrojne ne regjistrat themeltar te gjendjes civile pasi u mohohet e drejta per tu kurorezuar ne martese. Por edhe pse jane lidhur me njeri-tjetrin dy vite me pare dhe tashme kane sjelle ne jete nje femije cifti nuk ka asnje dokument martesor dhe regjistrim per beben. Kjo per faktin se zyra e gjendjes civile i konsideron si te paafte menderisht ndonese mjeket thone te kunderten. Per kete dy bashkeshortet e pacelebruar vazhdojne te enden prej muajsh neper dyert e gjendjes civile te qytetit te tyre duke kerkuar te drejten e celebrimit dhe te regjistrimit te femijes.

Foshnja e tyre ende pesemuajshe nuk mund te perfitoje as ndihmen mjekesore as kryerjen e vaksinave si cdo bebe tjeter pasi nuk eshte regjistruar dhe nuk disponon asnje dokument si shtetas i ketij vendi.

Cifti i ri eshte paraqitur edhe dje prane zyres se gjendjes civile ne Kucove ku jane perballur serish me punonjesen e kesaj zyre Myryban Kaci e cila jo vetem nuk pranon tu regjistroje femijen por dhe i ka nxjerre jashte zyres.

Edlira 21-vjecare tregon per gazeten Shqip se ajo ka probleme fizike pasi nuk degjon nga njeri vesh dhe per kete disponon nje raport mjekesor i cili nuk i heq te drejten per te qene bashkeshorte dhe nene. 21-vjecarja tregon se ne moshe te vogel i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje mjekesore ne vesh cfare i ka shkaktuar pasoja ne humbjen e degjimit veten ne njerin vesh. Per kete vajza eshte pajisur me nje raport mjekesor nga ana e shtetit por ky raport sipas mjekeve nuk i heq te drejten per tu lidhur me martese dhe sjelle ne jete femije.

Dy vjet me pare ajo eshte lidhur me nje te ri nga Kucova Bledar Blushin 24 vjec i cili gjithashtu eshte i pajisur me nje raport mjekesor per paaftesi ne artikulim por qe gjithsesi nuk i heq as atij te drejten per tu martuar dhe lindur femije. Cifti qe nuk ka arritur as te celebrohet ndonese ne raportet qe ata disponojne eshte percaktuar qarte se jane te afte menderisht dhe mund te martohen dhe lindin femije vazhdon te endet ne zyrat e gjendjes civile per te regjistruar femijen e tyre.

Problemi yne ka lindur qe ne momentin qe ne kemi kerkuar te celebrohemi tregon 21-vjecarja. Ajo thote se mjeku ka percaktuar qarte ne raportet mjekesore te tyre se jane te afte te martohen dhe te sjellim ne jete femije. Ne momentin qe kemi kerkuar te celebrohemi punonjesja e gjendjes civile nuk ka pranuar ta beje. Ne kemi paraqitur dokumentet e mjekeve ku tregohet se jemi te afte per tu martuar nuk na eshte bere celebrimi. Pasi lindem femijen e pare nisen prape problemet nuk pranojne te na regjistrojne femijen. Ne kete menyre femijes tone i mohohet e drejta per tu pajisur me liber shendeti per tu vaksinuar dhe per te pasur cdo dokument identifikimi thote 21-vjecarja. Ajo apelon per ndihme dhe kerkon vetem ti lejojne te regjistrojne femijen i cili nuk njihet ligjerisht. Kalvari i ciftit Blushi nuk dihet se per sa kohe do te vazhdoje nderkohe qe pasojat duket se do ti vuaje femija i vogel i cili nuk figuron si shtetas i ketij vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›