Dukagjinasi lufton me policine kapet kur mbaron fisheket
Terrorizon fshatin me arme dhe me pas i ben rezistence per tri ore policise. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne fshatin Kir te Dukagjinit. Dede Prozhni 35 vjec ka shkembyer zjarr me Policine e Shkodres dhe per pasoje ka mbetur i plagosur lehte. Ai kerkohej nga policia pasi kishte tentuar te vriste pak para arrestimit dy bashkefshatare te tij.
Burime nga policia bejne te ditur se Dede Prozhni gjate mbremjes vone te se martes ka terrorizuar fshatin e tij ku banonte duke qelluar me arme zjarri automatik ne drejtim te dy bashkefshatareve te tij pas nje debati qe kishte prej kohesh me ta. Per fat te mire dy objektivat e Prozhnit perkatesisht 21 dhe 25 vjec kane shpetuar nga plumbat qe 35-vjecari ka derdhur mbi ta dhe vetem automjeti i tyre me te cilin leviznin ka pesuar demtime. Me pas banoret e zones kane lajmeruar policine dhe drejt vendit te ngjarjes jane nisur forca te shumta policie dhe nje grup i forcave te nderhyrjes se shpejte. Por sapo uniformat blu jane afruar Dede Prozhni ka qelluar ne drejtim te tyre. Policia ka rrethuar banesen e tij dhe shkembimi i zjarrit ka zgjatur rreth nje ore duke vene ne rrezik jeten e forcave te rendit. Duke perfituar nga terreni malor 35-vjecari Prozhni per momentin ka mundur ti shmanget policise duke u larguar nga banesa por me pas kur i jane mbaruar fisheket ai eshte kapur nga policia teksa tentonte te fshihej ne nje terren malor me pyje. Pas arrestimit 35-vjecari eshte derguar per mjekim ne spitalin rajonal te Shkodres.
Mesohet se i arrestuari Dede Prozhni kishte pasur nje konflikt te vjeter me dy bashkefshataret e tij per motive te dobeta. Nderkohe ne banesen e te arrestuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar nje sasi te konsiderueshme fishekesh nje fitil zjarrpercjelles dhe nje arme zjarri automatik.
Ndaj 35-vjecarit Dede Prozhni rendojne akuzat e vrasjes se mbetur ne tentative kundershtim me arme ndaj forcave te rendit dhe armembajtje pa leje nderkohe qe ceshtja i ka kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda.