Kapet dyshja e hajduteve qe bastisen shtepite e Dropullit
Gjate nje operacioni te koduar Flladi i ftohte qe nisi ne oret e para te mengjesit te djeshem Policia e Gjirokastres arrestoi ne flagrance dy shtetas nga Tepelena te cilet kane kryer nje seri vjedhjesh banesash ne fshatrat e Dropullit te Poshtem dhe ne Delvine. Policia fillimisht ka marre informacione ne rruge operative per dy personat dhe per ti kapur ata jane ngritur sherbime te hapura dhe te fshehta ne te gjithe zonen e Dropullit te Poshtem. Si rezultat rreth ores 09.00 u be i mundur identifikimi i tyre dhe kapja ne flagrance ne momentin qe kishin shkuar ne nje lokal ne fshatin Terihat per te kembyer nje shume eurosh qe i kishin vjedhur pak minuta me pare ne nje banese te ketij fshati.
Jashar Hysi 22 vjec ne bashkepunim me nje 13-vjecar nga Tepelena jane arrestuar pasi konsiderohen autore te vjedhjeve te ndodhura ne datat 14 15 17 dhe 21 shtator ne disa banesa ne Peshkepi Grapsh e Terihat te Dropullit.
Gjithashtu gjate veprimeve hetimore eshte arritur te zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore edhe nje vjedhje e kryer ne fshatin Vrion te Delvines me 28 dhjetor 2009 me autore te njejtet persona. Policia thote se i arrestuari ishte ekspert per vjedhjen e banesave qe i kryente paradite nga ora 07.00 deri ne oren 10.00 i ndihmuar nga shtetasi A.A. i datelindjes 1997 i cili bente roje gjate kohes qe i arrestuari Jashar Hysi hynte neper banesa.