Gjysherit e se mitures e mbajten te fshehte ngjarjen
Ngjarja mendohet te kete ndodhur rreth ores 17.30 te se dieles se 27 qershorit pasi sipas gjysherve 9-vjecarja M.Sholla ka shkuar ne shtepi rreth ores 18.00 ne gjendje jo te mire fizike dhe e traumatizuar psikologjikisht. Vogelushja kishte dale nga shtepia e gjysherve per te blere buke dhe me pas ajo eshte pare duke ngjitur rrugen e Ardenices se bashku me nje person tjeter. Vajza kishte thene se i panjohuri pasi i kishte kerkuar ta drejtonte per ne Ardenice e kishte mashtruar duke i dhene edhe 400 leke te reja. Ai kishte nisur ta prekte dhe me pas e kishte perdhunuar. Momentet e fundit te ketij akti shtazarak i ka pare edhe nje grua e cila ndodhej ne arat e saj ne Ardenice. Ajo ka shkuar menjehere per te ndihmuar vajzen te cilen e ka gjetur te pergjakur dhe ne gjendje shoku ndersa perdhunuesi ishte larguar. Sipas burimeve nga grupi i hetimit gruaja qe pa ngjarjen e ka marre vajzen dhe e ka cuar ne shtepi duke u treguar ato qe kishte pare gjysherve te saj. Keta te fundit pasi e kane pastruar dhe qetesuar vajzen kane menduar fillimisht te mos e benin publike kete ngjarje por perkeqesimi i shendetit te femijes gjate nates i ka detyruar ata qe ta cojne ne spitalin civil te Lushnjes. Hemorragjia dhe tensioni i larte i kane detyruar mjeket e Lushnjes ta dergojne femijen me urgjence drejt Tiranes. Policia eshte njoftuar per kete ngjarje vetem nga spitali i Lushnjes shume kohe pasi kishte ndodhur perdhunimi.