Arrestohet i treti per nje perdhunim dy u prangosen kot
Policia dhe Prokuroria e Lushnjes deshtojne serish per kapjen e autorit te perdhunimit te nje vajze 9 vjece nga fshati Kolonje. Autori i dyte i ndaluar per perdhunimin e se mitures ka dale i pafajshem nga gjykata. Fillimisht policia arrestoi nje endacak nga fshati fqinj me Kolonjen ku ndodhi edhe ngjarja e rende. Por pas ekspertizes rezultoi se endacaku ishte impotent dhe nuk mund te kryente marredhenie seksuale. Ai u la i lire dhe u hoq nga lista e te dyshuarve. Me pas policia prangosi nje tjeter person nje banor te Ardenices. Behet fjale per 19-vjecarin Fatbardh Hoxha i cili per asnje moment nuk e pranoi akuzen. Madje familjare te aferm dhe fqinj te tij pas arrestimit protestuan duke kerkuar hetim te plote dhe zbardhje te ngjarjes.
Kundershtimi i akuzes nga ana e 19-vjecarit Fatbardh Hoxha beri qe perfaqesuesit e prokurorise se te miturve ne Vlore te urdherojne ndalimin e nje tjetri te dyshuari si autor i perdhunimit dhe lenien e lire te 19-vjecarit te pafajshem. Ky ka dale nga burgu menjehere pas prerjes se urdhrit te arrestit te autorit te trete te dyshuar.
Te merkuren disa ore pas lirimit te Fatbardh Hoxhes ky i fundit ka bere apel per demshperblim moral dhe monetar. Per asnje moment nuk e pranova akuzen. Nuk e kisha kryer nje veper te tille te turpshme. I premtova familjes sime qe e verteta do te zbardhet shume shpejt dhe ja u arrit tha 19-vjecari Fatbardh Hoxha i cili dje ka lene burgun pas 3 muajsh izolim. Nderkohe Hoxha ka kerkuar qe policia te kerkoje ndjese publike dhe te pranoje demshperblimin moral dhe financiar te tij. Me shkaterruan jeten ende ne moshe te re ndaj dua demshperblim. Me rrihnin e me detyronin te pranoja nje krim qe se kisha kryer. Me thoshin qe 6 muaj burg do beja po ta pranoja por une nuk pranova. Per te gjitha keto dua demshperblim tha Fatbardh Hoxha i mbeshtetur edhe nga i ati.
Fatmir Hoxha thote se i biri u arrestua nje dite pas ngjarjes pa pasur asnje prove. Ne e thame qe ne momentin e pare te prangosjes se djali yne ishte i pafajshem. Le te jene autoritetet ato qe te mbajne pergjegjesi ka thene i ati i Fatbardh Hoxhes. Mesohet se familjaret e Fatbardh Hoxhes kane kryer te gjitha procedurat e duhura per ta ndjekur ceshtjen ne fjale ne rruge ligjore me qellim perfitimin e demshperblimit dhe mbylljen e dosjes se ngjarjes se perdhunimit te nje 9-vjecareje.
Te marten ne mbremje Prokuroria e Vlores pas nje hetimi tremujor nxori si autor te perdhunimit te nje te miture ne fshatin Kolonje te Lushnjes Bardhyl Dervishanin banor i Kolonjes me pune roje prane Manastirit te Ardenices. Per arrestimin e Dervishanit policia ka negociuar rreth nje ore e gjysme pasi ai ka bere rezistence. Nderkohe pasditen e djeshme ka reaguar Drejtoria e Policise se Qarkut se Fierit nga varet edhe Komisariati i Lushnjes. Valbona Meco zedhenese e policise ka deklaruar se 19-vjecari nuk eshte dhunuar nga policia. Ai mund tu drejtohet organeve kompetente per te perfituar te drejten e demshperblimit.