Prindërit vrasin djalin dhe e hedhin në lumë. Babai kishte apeluar më parë për ndihmë ekonomike
E vrasin djalin e tyre dhe më pas e hedhin në lumë. Trupi i pajetë i 44 vjeçarit nga Tirana është hedhur në lumë nga prindërit e tij. Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në zonën e Babrrusë.
Ruzhdi dhe Huzrie Fisniku, kanë qëlluar tre herë më thikë të birin, Agronin, i cili vuante nga probleme mendore. Prej kohësh, bashkëshortët ndiheshin në terror nga djali, i cili i dhunonte fizikisht.
Situata ka gjeneruar në konflikte të vazhdueshme, aq sa çifti i moshuar ka menduar një zgjidhje çnjerëzore duke e vrarë.
Ata kanë tentuar ta fshehin ngjarjen dhe ia kanë hedhur trupin në lumë, në përpjekje që ngjarja të mos zbulohej kurrë.
Autori i vrasjes makabre, babai Ruzhdi Fisniku, më parë kishte deklaruar në një media ti rikthehej ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh, që i ishte ndërprerë prej një viti, pasi të ardhurat e bashkëshortëve nuk ishin të mjaftueshme sepse edhe dy fëmijët nuk punonin për shkak të problemeve mendore./A.Xh