E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritet, Barcelona

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 18:29

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves ka thënë se prioritet i tij është vazhdimi i kontratës në klub.

Pavarësisht interesimit nga Manchester City, reprezentuesi brazilian dëshiron të mbetet në Nou Camp.

“Është shumë vështirë të gjeni një klub të madh si Barcelona. Jam duke përjetuar gjëra që kurrë nuk i kam menduar. E dua këtë klub. Kjo është arsyeja pse do të luftoj me gjithë fuqinë time për të mbetur këtu, sepse është ëndërr e imja”, tha Alves për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›