Mourinho, trajner i vitit në Itali

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 18:42
Jose Mourinho ka fituar çmimin ‘Bankina e artë’ 2009/2010, që i ndahet trajnerit më të mirë të vitit në Itali.
Strategu portugez është shpërblyer pas rezultateve të shkëlqyeshme nga edicioni i kaluar, kur në drejtim të Interit fitoi titullin e tij të dytë të njëpasnjëshëm në Serie A me gjigantin milanez. Fituesi përcaktohet në bazë të votave nga trajnerët e skuadrave nga Serie A.
Pozita e dytë i takoi Gigi del Nerit, i cili me Sampdorian arriti në kualifikime për në Ligën e Kampionëve. I treti doli Claudio Ranieri, i cili me Romën përfundoi në pozitën e dytë në kampionat dhe Kupën e Italisë.