E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon "lufta": Messi apo Ronaldo?

Cili do të shpallet golashënuesi më i mirë në Spanjë? Sa gola do të ketë shënuar më i miri në fund të sezonit? A do të thyer rekordi me 38 gola i Zara dhe Sançez?
Dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Messi mund të konsiderohet si “nëna” e të gjithë betejave për fronin e bomberit më të mirë në Primera Divizion.
Numrat e Cristianos dhe Leos janë aq mbresëlënës sa për të dy mendohet se mund të thyejnë barrierën e 40 golave, për herë të parë në histori. Portugezi ka shënuar 25 gola në 22 ndeshje gjatë këtij kampionati. Në 51 ndeshje me fanellën e Realit, ai ka shënuar 51 herë.
Edhe Messi nuk qëndron prapa. Me tri golat e shënuar ndaj Atleticos së Madridit, “pleshti” numëron 40 gola të shënuar në 33 ndeshje zyrtare gjatë këtij sezoni, 24 prej këtyre golave kanë ardhur në kampionat. Mes 167 gola gjithsej, Messi renditet i katëri në historinë e Barcelonës.
Ai ka shënuar 132 gola më pak se rekordmeni Cesar, por me këtë ecuri arritja e tij është çështje kohe. Pas ndeshjes ndaj Atletikos, trajneri rival Kike Sançez Flores e vlerësoi Messin si “Di Stefano i shekulli XXI”.
Përgjigja e Valdanos ishte: “Di Stefano i ri është Cristiano Ronaldo. Fanella e Realit e ndihmon për këtë.”
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›