E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato s’ka problem me Ibrahimoviçin

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 18:40

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka mohuar sugjerimet se nuk mund të luajë së bashku me Zlatan Ibrahimoviçin.

Edhe pse ata janë dukur të papërshtatshëm me njëri-tjetrin sa herë që kanë qenë partnerë në sulm, Pato insiston se ai nuk ka problem me Ibrahimoviçin.

Braziliani shënoi një gol të bukur kundër Genoas falë asistimit nga Ibrahimoviç, mirëpo ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

“Nuk kam asnjë problem të luaj me Ibran”, tha Pato për Sky Sport Italia. 21 vjeçari ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje si titullar për Milanin në Serie A këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›