E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho shënon golin e parë për Flamengon

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 18:31

Ronaldinho shënoi golin e tij të parë për Flamengon të dielën, duke konkretizuar një penallti në pjesën e parë të fitores 3-2 ndaj Boavistas në kampionatin shtetëror të Rio de Janeiros.

Rezultati e dërgoi Flamengon në gjysmëfinale të Guanabara Cup, faza e parë e kampionatit Rio, dhe zgjeroi serinë e fitoreve të ekipit në gjashtë ndeshje.

Ronaldinho shënoi nga penalltia në minutën e 24-të e më pas festoi duke performuar vallëzimin tradicional ‘Samba’ para tifozëve të Flamengos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›