E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prioritet, Shqipëria kandidate në BE, brenda vjeshtës”

Flet zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku

çështja e integrimit është në listën e prioriteteve të qeverisë shqiptare. Zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku u shpreh sot se qeveria ka renditur në listën e saj të prioriteteve 3 çështje domethënëse, siç është marrja e statusit kandidat, përafrimi i legjislacionit dhe asistenca financiare.
Lidhur me pyetësorin e Komisionit Evropian, ajo shtoi se ky proces ka nisur në 6 dhjetor, e ndërsa në 14 prill u dërgua paketa voluminoze, dhe se një muaj më parë ka marrë informacione për paketën shtesë, në lidhje me procedurat për fusha të caktuara. Tabaku nënvizoi se tre javë më parë kanë nisur punën 9 misione, ku 6 kanë përfunduar dhe deri në muajin korrik do të përfundojnë dhe dy misionet e fundit.
“Ne dorëzuam pyetjet pjesë pjesë ku në 10 qershor ishte faza e fundit. Lajmi i mirë erdhi dhe nga Komisioneri Fyle, ku dhe Shqipëria do të trajtohet njësoj si Mali i Zi. Opinioni pritet të vijë në vjeshtën e këtij viti”, u shpreh Tabaku.
Ndërsa për sa i përket krizës ekonomike, dhe në është prekur dhe Shqipëria ajo shtoi se ka shumë kritere të ekonomisë dhe detyrimet e anëtarësimit, janë në dorën e komisionit. Zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku, deklaroi më tej se ashtu si ekonomia ka cikle që ka zhvillime e rënie, Shqipëria rezultonte si i vetmi vend që nuk është prekur nga kriza.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›