E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria ofron mundësi të arta për investimet e huaja”

Përurimet, Berisha në Durrës: Ekonomia shqiptare, sfidë krizës globale, mirëpres çdo investitor të huaj

Në vijim të turit të inaugurimeve të veprave publike, u ndal dje në Qarkun e Durrësit, përuroi sot përfundimin e punimeve të fabrikës së riciklimit të letrës në Porto Romano, një investim privati familjes Balza, në bashkëpunim me BERZH, me vlerë 17 milion euro. Fabrika përdor si lëndë të parë mbetjet e letrës, të grumbulluara në vend, duke e shndërruar atë në letër ambalazhi, karton dhe ambalazhe kartoni dhe letre, me kapacitet prodhimi prej 70-80 ton letër në ditë.
Fabrika plotëson nevojat e vendit për këto produkte dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të saj është i destinuar për eksport.
Kryeministri Berisha e konsideroi inaugurimin e kësaj fabrike një ngjarje të rëndësishme për industrinë shqiptare, veçanërisht për industrinë e riciklimit të materialeve, duke rikthyer në 100 për qind të përdorshme të gjitha mbetjet e letrës në vend. Kryeministri Berisha veçoi një aspekt tepër të rëndësishëm të kësaj fabrike, me ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit, faktin se teknologjia që përdor fabrika është ndër më bashkëkohoret.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri një rezume për hapat e shpejta dhe domethënëse të Shqipërisë në kohën më të vështirë të ekonomisë botërore, duke theksuar se Shqipëria mirëpret çdo investitor të huaj, i cili kërkon që të zhvillojë biznesin e tij në Shqipëri.
Kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se qeveria do të mbështesë industrinë e riciklimit të letrës si një veprimtari mjat të rëndësishme në zhvillimin e ekonimisë së vendit.
“Ky investim është një dëshmi tjetër e entuziazmit të ekonomisë shqiptare. Ekonomi që, siç u bë e ditur së fundi edhe nga Komisioni Europian, qëndron në krye të listës për funksionimin e saj dhe që në kohën më të vështirë të piramidës botërore qëndroi, garantoi rritjen dhe po shpejton ritmet”.
Kryeministri siguroi se qeveria është e angazhuar të bëjë çdo përpjekje për suksesin e bizneseve në Shqipëri.
“Qeveria është e angazhuar të bëjë çdo përpjekje për suksesin e bizneseve në Shqipëri. Leksioni ynë i madh nga kjo krizë edhe rruga e vetme më e sigurt për t’u mbrojtur prej saj është mbështetja e biznesit. Që të gjithë stimujt e tjerë janë humbje kohe. Një stimul është kryesor, të ndihmojmë biznesin që ai të ndihmojë veten dhe të garantojë suksesin”.
Në këtë kontekst, duke falënderuar dhe garantuar investitorin Bardhyl balza, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje fuqishme për të gjithë industrinë e riciklimit në Shqipëri, e cila deri tani shënon mbi 80 milion euro investime, në letër, në plastikë, në qelq, në metale, në mënyrë që të zgjerohet e të ndërrohet në një gjenerator të rëndësishëm në industrinë e vendit.
“Qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje fuqishme në mënyrë që të zgjeroheni gjithnjë e më shumë e të ndërroheni në një gjenerator të rëndësishëm në industrinë e vendit. Por specifika juaj është jashtëzakonisht e rëndësishëm dhe e ndjeshme për çdo qytetar shqiptar, është një inkurajim i madh, nxitje e stimul për mbrojtjen e mjedisit, ndaj në një dialog konstant me ju, me shoqatën tuaj, me biznesin në tërësi ne mbetemi të vendosur ta bëjmë Shqipërinë vendin më miqësor për biznesin, ekonominë dhe investimet”, u shpreh midis të tjerave, kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›