E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton: Opozita të pranojë zgjidhjen që ofron ligji dhe kushtetuta

Kryeministri belg, Leterme: Jemi partizanë të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë


Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë thirrje dhe njëherë se qeveria dhe opozita duhet t’i japin fund ngërçit politik, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën. Ajo i ka kujtuar opozitës se situata politike mund të zgjidhet, vetëm brenda tagrit që të ofron ligji dhe kushtetuta.
Reagimi i Ashton vjen as deklaratave të Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule. Përmes zëdhënëses së saj Maja Kocijançiç, Ashton tha se kishte mbështetur gjithashtu iniciativën e Parlamentit Europian në 20 maj.
“Në mënyrë që të gjendet zgjidhja ndaj këtij ngërçi politik, dhe për të çuar përpara reformat që janë të domosdoshme për Shqipërinë që të bëjë progres drejt BE-së, tashmë e ka në dorë qeveria dhe opozita që të gjejnë zgjidhjet, në mënyrë transparente e duke respektuar kushtetutën e vendit”- tha zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.
Pyetjes se çfarë pasojash do të ketë në të kundërt për Shqipërinë, zëdhënësja theksoi se BE është e shqetësuar për vazhdimin e ngerçit aktual politik pasi nuk nxit klimën e nevojshme për të çuar përpara reformat që kërkohen.
“Për këtë arsye mbështetëm iniciativën lehtësuese të Parlamentit Europian, e cila na vjen keq që nuk mundi të ndihmojë për të sjellë një zgjidhje, por siç e thashë, tani varet nga qeveria dhe opozita që të gjejnë një rrugë bashkë sesi të ecin përpara. Mesazhi ynë është i qartë: Ne mbështetëm iniciativën e Parlamentit për të gjetur një zgjidhje. Tani i takon qeverisë dhe opozitës. Nevojitet që ata të punojnë bashkë për të përparuar”- theksoi Kocijancic.
Reagimet e kabineteve të Komisionerit Fule dhe Përfaqësues së Lartë Ashton erdhën mënjëherë pasi Parlamenti Europian hoqi dorë nga ndërmjetësimi për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri.


Kryeministri belg, Leterme: Jemi partizanë të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë


Pas zgjedhjeve të parakohshme në Belgjikë, vendi është përfshirë nga valët e krijimit të një qeverie të re. Sipas eksperiencës, formimi i një qeverie në Belgjikë mund të marrë disa muaj. Deri atëherë, është kryeministri në dalje Yves Leterme, që do kryesojë Presidencën belge dhe ministrat e tij kanë përgatitur të gjithë programin e gjashtë muajve të ardhshëm, duke përfshirë edhe dosjen e Ballkanit, për të cilën kjo presidencë pritet të luajë një rol kyç. Ndryshe nga negociatat politike plot surpriza në Belgjikë, Presidenca belge pritet të vijojë normalisht. Përmes një interviste për TV Klan, Leterme shprehet se qeveria blege do mbështesë liberlazimin e vizave për qytetarët shqiptarë.


Si do jetë Presidenca belge sipas jush, një sukses apo jo?


Të shohim. Ne e marrim presidencën pas dy javësh dhe jemi të përgatitur për këtë. Javën tjetër do të takohem me grupet poitike të Parlamentit Europian për të diskutuar programin. Pavarësisht nga evenimentet politike post-zgjedhore në Belgjikë që vazhdojnë aktualisht për formimin e një qeverie të re belge, mendoj, se është shumë e rëndësishme, që Belgjika të ndjekë rrugën e duhur dhe që të menaxhojë siç duhet presidencën rrotulluese të BE-së.


Duhet të bashkojmë forcat, që Belgjika të arrijë një presidencë të suksesshme. A është Presidenca belge në favor të zgjerimit? A do ta mbështesni këtë proçes gjatë këtyre muajve?


Ne jemi në favor të zgjerimit, por është një proçes, ku vendet kandidate duhet ta meritojnë statusin e vendit kandidat. Dhënia e statusit të kandidatit apo hapja e negociatave të anëtarësimit do të bëhet mbi bazën e kritereve objektive.


A i mbaheni qëndrimit, që do të hiqni vizat për qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë? “Po. Nëse kushtet janë përmbushur, ne jemi partizanë të heqjes së vizave. Mendoj, se është një moment historik që të afrojmë vendte e Ballkanit dhe të bëjmë të mundur anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian, por sigurisht kur këto vende të jenë gati.


Sipas Komisionit, raporti përfundimtar do të paraqitet në shtator, pra gjatë Presidencës belge...


Po dhe Presidenca belge do të marrë përgjegjësitë e saj mbi bazën e propozimit të Komisionit Europian.


Kryetari i PPE, Zhozef Dol do të vizitojë Shqipërinë


Kryetari i Grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Zhozef Dol do të vizitojë vendin tonë javën e ardhshme, në datat 23-25 Qershor. Gjatë vizitës së tij, Dol do të takohet me presidentin, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Ilir Meta dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Vizita e Europarlamentarit Dol vjen pasi përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe opozitës dështuan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›