E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një 32-vjeçar, mori pjesë në mbi 20 vjedhje makinash

TIRANË-Mesditën e sotme, strukturat e komisariatit të policisë Nr.3 Tiranë, ne kuader te operacioni te koduar “Gushti“, bënë të mundur arrestimin e shtetasit Sajmir Ylli Morava, 32 vjec, lindur dhe banues ne Yrshek të Tiranës, i proceduar disa herë më parë për vjedhje automjetesh.

Falë një pune hetimore të organizuar nga strukturat e këtij komisariati u arrit të identifikohet autori i dyshuar me këtë tendencë si dhe dokumentimi i përfshirjes së tij në mbi 20 vjedhje automjetesh, të realizuara në Tiranë e qytete të tjera në kohë të ndryshme.

Sa me sipër, nga strukturat e policisë në vijimësi të punës mbi dokumentimin e plotë të vjedhjes së automjeteve bënë të mundur zbulimin e realizimit të tyre, qe me pas i shisnin për pjesë këmbimi në qytetet Laç dhe Fushë Krujë.

Aktualisht nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht në drejtim të kapjes së të tjerë personave më këtë tendencë, por për arsye të hetimit nuk mund të bëhen publike gjeneralitetet. Këtij shtetasi iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale disa automjete të vjedhura si dhe disa sendeve që shërbenin për hapjen dhe ndezjen e këtyre automjeteve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›