Brigel: Lista, me pak ndryshime
10/03/2005 Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, pasi ka ndjekur edhe ndeshjen miqësore të skuadrës së përzgjedhur me lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar dhe përfqësueses Shpresa, ka deklaruar se listën përfundimtare me emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet elimimatore të fundmuajit do ta bëjë publike vetëm javën e ardhshme. Ndërkohë që ka theksuar se do të jenë të pakta ndryshimet në krahasim me listën e lojtarëve që u grumbulluan për ndeshen e fundit të luajtur në “Qemal Stafa”. Takim mes Kombëtares B dhe Shpresave u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të djemve të Brigelit. Loja është karakterizuar nga një ritëm jo shumë i mirë edhe pse rastet nuk kanë munguar. Të dy ekipet kanë aplikuar një strategji agresive, por gjethsesi një mbizotërornte një epërsi e lehtë e djemve të Kombëtares B. Pasqyrimin e kësja diference në rezultatin përfundimtar e ka bërë Mesfushori Devi Muka, i cili në minutat e pjesës së dytë ka shënuar dhe golin e vetëm të fitores. “Lojtarët vinin nga një ngarkesë e madhe si pasojë e ndeshjeve të kampionatit, të cilat janë zhvilluar në një terren mjaftë të rënduar, - deklaroi Brigeli në përfundim të ndeshjes së djeshme e cila u zhvilluan në fushën sportive të Shijakut. - Mjaftoi se skuadra zhvilloi një lojë të mirë dhe lojtarët lëvizën me dëshirë në fushë”. Një gjë e tillë ka lënë të kuptohet se trajneri priste më shumë se kaq nga futbollistët e tij. Gjihthsesi, ai e ka qujatur pozitiv “zborin“ tre ditor. Më para tekniku i kuqezinjve ka shpalosur dhe një pjesë të planit të tij ditët e ardhme. „Javën e ardhshme do të bëjmë të ditur dhe listën e lojtarëve, - tha gjermani i Kombëtares, - që do të grumbullohen për sfidat ndaj Turqisë dhe Greqisë, por dua të theksoj se nuk do të ketë shumë ndryshime me atë grup lojtarësh që janë grumbulluar në ndeshjen me Ukrainën“. Trajneri pritet të largohet sot nga Shqipëria, ndërkohë që ditët në dispoziion deri në grumbullimin e skuadrës në Antalia të Turqisë do ta shfrytëzojë duke ndjekur nga afër formën e futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja.