E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosnjohja nga e gjithe BE-ja pengon Kosoven?

Nga Edona Peci

Mungesa e njohjes se shtetesise se Kosoves nga 5 shtete anetare te Bashkimit Evropian duket se po nderlikon veprimin e mekanizmave te BE-se ne Kosove. Ndonese keto shtete kane miratuar dergimin e misionit per forcimin e sundimit te ligjit, EULEX, ne vend, hezitimi i tyre per te pranuar Kosoven si subjekt te pavarur politik ne marredhenie me BE-ne, sipas eksperteve ne Kosove, ka ndikuar qe mandati i EULEX-it te modifikohet. Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro, qe vazhdojne te mos japin asnje sinjal ne drejtim te njohjes se Kosoves si shtet, kohe me pare, ishin kembengulese ne veprimin e EULEX-it ne kuader te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Kjo gje, sipas ekspertit per integrime evropiane, Shenoll Muharremi, krijon rrezikun e kthimit te pergjegjesive te Bashkimit Evropian, perkatesisht misioneve te tij ne Republike, ne pergjegjesi te OKB-se. "Vendet si Spanja, per shembull, mund te thone ne nuk mund t'i perdorim vulat e nje shteti, te cilin nuk e kemi njohur. Andaj, ky mision duhet te perdore dokument-legjislacionin e UNMIK-ut; do te thote se prape kthehemi ne Keshillin e Sigurimit dhe Rezoluten 1244. Pra, mendimi qe misioni i EULEX-it mund te rimodelohet, mund te jete i sakte", tha Muharremi.

Qeveria e Kosoves pranon se ka hasur ne disa pengesa ne marredheniet me Bashkimin Evropian, per shkak te mosnjohjes nga 5 vendet anetare te ketij mekanizmi. Keshtu pas takimit te nivelit te larte ne mes te ekzekutivit kosovar dhe Komisionit Evropian, i cili ishte mbajtur pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, perfaqesuesit e Komisionit Evropian ishin zotuar per pergatitjen e nje studimi te fizibilitetit, i cili parashihej t'ia hapte rrugen Kosoves per negociatat per marreveshjen e stabilizim-asociimit.

Nderkohe, disa muaj me vone, Keshilli i ministrave te Bashkimit Evropian kishte marre nje vendim tjeter lidhur me kete ceshtje. Kryeshefi i Agjencise per Koordinim, Zhvillim dhe Integrime Evropiane ne kuader te Qeverise se Kosoves, Edon Cana, sqaron: "Ka pasur disa pengesa. Per shembull, studimi i fizibilitetit, per shkaqe politike nuk quhet studim i fizibilitetit, por vetem studim", u shpreh Cana.

Cana nuk perjashton mundesine qe institucionet kosovare te perballen edhe ne vazhdim me disa probleme ne relacion me Bashkimin Evropian, per shkak te shteteve hezituese per njohjen e Republikes, por ai shpreh bindjen se permbushja e kritereve teknike nga ana e Kosoves mund te jete lehtesuese ne kete drejtim. "Do te ekzistojne pengesa edhe ne te ardhmen, por besoj qe nese ne i permbushim kriteret teknike, atehere do te jemi ne nje pozite shume me te favorshme si shtet ne relacion me integrimin e Kosoves ne Bashkimin Evropian", konsideroi Cana.

Permbushja e standardeve te natyres teknike per integrim ne strukturat e Bashkimit Evropian nga ana e institucioneve te Kosoves, sipas ekspertit Shenoll Muharremi, nuk do te jete e mjaftueshme. Muharremi nuk perjashton mundesine qe Kosova te kete telashe te shumta ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE, mu per shkak te, sic thote ai, pengesave politike te Madridit, Athines, Bratislaves, Bukureshtit dhe Nikozise zyrtare. "Une mendoj qe do te jete jashtezakonisht e veshtire qe Kosova te avancoje ne proces te integrimit evropian pa njohjen e ketyre vendeve. Pikesepari, nuk shoh se si mund te kete Kosova mundesi te nenshkruaje nje marreveshje stabilizim-asociimi me Komisionin Evropian, kur keto marreveshje nenshkruhen vetem me shtete sovrane. Pa u zgjidhur kjo problematike, Kosova do ta kete shume veshtire te ece ne kete proces", theksoi Muharremi.

Misioni i Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit ne Kosove, EULEX, shikuar nga aspekti numerik dhe financiar, eshte misioni me i madh te cilin BE-ja ka derguar ne nje shtet jashte ketij mekanizmi pergjate historise se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›