Te vertetat e Pangos dhe te Botes qe na rrethon
Nga Jonida Azizaj*
Kjo qe po ju rrefej eshte nje deshmi shume e vertete. Deri ne janar te vitit 2008, une isha punonjese ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve, me detyre specialiste ne Drejtorine e Arteve. Punoja prej tre vjete e gjysme ne kete ministri. Ardhja e zotit Pango ne detyre, u shoqerua me nje levizje te madhe funksionaresh, drejtoresh e specialistesh. Fjala e pare qe ministri na tha ne mbledhjen e tij ishte: "Une di gjithcka ndodh ne kete Ministri. Nuk kam ardhur me liste qe te heq njerez nga puna. Mos me paragjykoni, qe te mos ju paragjykoj." Na kerkoi ide dhe projekte te reja per cdo Drejtori. Personalisht m'u duk shume pozitiv, dhe gati-gati m'u duken te padrejta thashethemet qe deri ne ate kohe kishin qarkulluar se ai ishte maniak pas femrave, dhe i detyronte studentet e tij per te bere marredheni seksuale, e me pas t'u jepte provimet. Skicova disa projekte qe i kisha nder mend prej kohesh, dhe i dorezova me protokoll ne paradhomen e ministrit, ku e takova zyrtarisht dhe personalisht. Folem pak per projektet dhe per ate cfare kisha bere une deri tani ne ministri dhe ne eksperiencen time disa vjecare ne pune. Takimi ishte shume i shkurter dhe ministri m'u duk njeri shume serioz dhe jo djalli me brire qe na ishte pershkruar.
Vetem dy muaj pas ketij takimi, shefi i Kabinetit me kerkon pasaporten time, me arsyen se do te nxirreshin disa viza pune shengen, per cdo perfaqesues te nje Drejtorie. Keshtu kur, te kishte udhetime pune jashte shtetit, nuk do kishte vonesa neper radhe ambasadash. Nga Drejtoria ime isha zgjedhur une. Pasi pyeta te tjeret, lidhur me kete ceshtje mora vesh, se askujt tjeter nuk i ishte kerkuar pasaporta per nje procedure te tille. Gati dhjete dite pas kesaj, mua me therret ministri ne zyre, pasi po bente nje sistemim te ri ne organigramen e Ministrise. Me pyeti nese isha mire me ate pozicion. I thashe se isha shume mire. Me kerkoi numrin tim te telefonit si dhe me beri nje zile. Une nuk e pyeta per pasaporten dhe ai nuk me tha gje per procedurat e siper permendura. Pasaporta ime qendroi tre muaj ne sirtarin e zyres se shefit te Kabinetit, me pas une shkova e terhoqa sepse me duhej. Shefi i Kabinetit e nxori nga sirtari ma dha, pa me thene asnje fjale lidhur me vizat. Sigurisht nuk kishte asnje vize shengen aty. Nje fund Korriku, me therret z. minister ne zyre, per nje projekt i cili nuk varej nga une, por nga shefja ime, e cila ne ate kohe ishte me pushime. Me pyet per projektin. Me pas me pyeti se ku do i beja pushimet e veres. I thashe, ne qytetin tim te lindjes me familjen time. Me tha se duhet te punoja me shume. I fola per nje projekt veror dhe artistik qe une kisha menduar. Dhe me tha se nuk vlente. Mua me duhej te trajnohesha jashte shtetit, per promovimin e turizmit. I thashe se isha "specialiste e arteve". Por takimi u mbyll me "flasim", dhe "duhet te integrohesh me shume".
Ne muajin shtator njoftohem nga zyra e Marredhenieve me Jashte per nje udhetim ne Suedi. Ishte nje tavoline per turizmin. Ku une duhet te shoqeroja ministrin. Ftesa vinte nga nje organizate private, e cila organizonte nje konference. Nuk pranova te shkoja, dhe me pas mora vesh se ai udhetim nuk u be. Ne nentor te 2007, me komukojne se duhet te shkoja me ministrin ne Panairin Nderkombetar te Turizmit, i cili zhvilloj ne Angli. Me thane se do ishte nje grup i madh pune, nga Agjencia Kombetare e Turizmit, ndersa prezenca ime ishte e domosdoshme, pasi nevojitej nje vajze e paraqitshme, qe te fliste gjuhen angleze, e cila do te qendronte ne pavijonin tone te hapur ne "World Travel Market". Fillimisht doja te thoja "Jo", pasi pozicioni im i punes, nuk perkonte me ate detyre, por duke qene se pas kesaj mund te isha pushuar nga puna per "Mosrealizim te detyrave te ngarkuara", vendosa te pranoja. Shkuam ne Londer. Ne grupin e Ministrise isha une, keshilltari i ministrit per Turizmin, shefi i Kabinetit, dhe shefja e Marredhenieve me Jashte. Kur hyra ne avion, keta te tre i gjej te ulur bashke, vendi im ishte pas tyre, sapo ulem shoh edhe ministrin te hyje, dhe cuditerisht vendi i tij ishte afer timit. Kush tha se ministrat udhetojne ne "bisness klas"?!
Pas pershendetjeve te para, e pyeta ministrin se perse isha edhe une ne ate udhetim.Me tha se prezenca ime, duhej per promovimin e turizmit shqiptar ne bote, ne "World Travel Market". I thashe se ne Ministri, ishte pare shume keq ky udhetim, pasi une si specialiste e arteve, shkoja per nje udhetim turizmi. Folem per projektet e Drejtorise se Arteve, dhe ministri ishte i pakenaqur nga puna jone, nderkohe ne kishim dy muaj qe i conin "Projektin per dramen shqipe" dhe ai nuk na e firmoste. Me pyeti nese e kisha shoqeruar ministrin paraardhes, ne udhetimet e tij jashte shtetit, dhe i thashe se nuk kishte ndodhur asnjehere.
Mberritem ne Londer ne oren 23.00 dhe ne hotel ne oren 24.00. Shefi i Kabinetit donte te shkonin ne pub, bashke me keshilltarin e ministrit. Une nuk pranova dhe u kerkova axhenden per te nesermen. Me thane se do flisnim ne mengjes. U ngrita ne mengjes shume heret per shkak edhe te ndryshimit te ores. Vetem ne oren 9.00 me marrin ne telefonin e hotelit dhe me thone te zbrisja poshte. Nderkohe vjen ne dhome dhe shefja e Marredhenieve me Jashte, duke me thene te nxitoja. Kur zbrita shkallet, pas gati dhjete minutash, nuk gjej asnje. Pyes tek recepsioni dhe me thane se kater personat qe ishin aty, kishin ikur me nje makine qe po i priste jashte. Nuk me kishin lene asnje shenim, asnje adrese. Dija vetem se ata kishin shkuar ne panair. E tmerrshme, isha vetem ne mes te Londres, pa asnje numer kontakti te grupit. Vendi ku organizohej panairi, ishte dy ore larg. M'u duk e frikshme te shkoja vetem atje. Recepsionisti duke pare zhgenjimin tim, me keshilloi te dilja ne zonen perreth ku mund te beja "Shoping". Dhe ashtu bera.
Ne oren gjashte pasdite, me vjen ne dhome shefja e Marredhenieve me Jashte. Sapo ishin kthyer. Ishin lodhur shume. Kur e pyeta pse kishin ikur pa mua, me tha se me mire qe s'kisha shkuar. Ministri kishte qene shume i nervikosur me nje ceshtje ne Shqiperi dhe se makina e ambasades, nuk priste dot perpara hotelit sepse merrte gjobe. I thashe, se une s'kisha ardhur te flija ne Londer. Shtepi kisha ne Tirane. Ajo sillej sikur nuk kishte ndodhur asgje. Me tha se po ikte tek ca miqte e saj, qe jetonin ne Londer dhe iku. Ate nate nuk takova asnje prej grupit. Te nesermen ne mengjes, mua m'u terhoq verejtje nga ministri, sepse ishte faji im, se isha zgjuar me vonese. I thashe se cdo fjale e imja kunder se tijes, nuk do kishte vlere. Pastaj u ngritem te gjithe dhe do shkonim te benim "Shoping". Me panairin nuk kishim me pune. Nuk guxova te pyesja me, sepse isha shume e habitur nga cfare po ndodhte. Dolem rrugeve, qe une i kisha mesuar nje dite me pare, dhe po i drejtoja edhe te tjeret. Shefi i Kabinetit dhe keshilltari, po tregonin se kishin pire nje dite me pare, dhe ishin me dhimbje koke. Ndersa ministri sipas tyre, ishte shume i nevrikosur, sepse nuk kishte bere "down-load". Keto biseda zhvilloheshin nga nje qender tregtare ne tjetren, shpesh ministri humbiste dhe ndersa e prisnim, dy idhetaret e tij, thoshin: "Eh, prostata", dhe qeshnin. Pas nje verdallosjeje te lodhshme, shefi i Kabinetit, u kthye ne hotel sepse ishte i semure, ministrin dhe shoqeruesin e tij, erdhi i mori makina e ambasades sone, per te shkuar ne nje qender veshjesh te shtrenjta, une u ktheva ne hotel, shume e lodhur pas nje porosie qe me dha ministri t'ia kaloja shefes se Marredhenieve me Jashte.
Ne oren gjashte pasdite me merr ne telefon shefi i Kabinetit dhe u zhvillua kjo bisede
"Po, si kalove?
Po, ti si s'u kujtove te me merrje ne telefon, te me pyesje si isha?, - tha ai me nje ton sikur te ishim miq te vjeter.
Nuk doja te te shqetesoja, - iu pergjigja une, pasi ne fakt as me kishte shkuar nder mend ta merrja e ta pyesja.
Po kush me la mua te qetesohesha, na u ca K...., me ato sirenat ne dreke. (ne hotel kishte pasur nje prove alarmi, kunder zjarrit dhe ndizeshin sirena cdo dhjete minuta). E tronditur nga fjalori i tij i thashe.
Te lutem, kujdes kur flet me mua, perdor nje fjalor te rregullt.
Pse cfare thashe une?, - pyeti ai si i cuditur.
Po te them, qe kur te flisni me mua ju lutem, te jeni i kujdesshem per veten edhe pozicionin qe keni, shef Kabineti.
Mire, mire, - tha - eshte ministri poshte po te pret per kafe. Do zbresesh?
Jo, une jam me dhimbje koke, nuk zbres dot, kafen do ta pi ne dhome.
Kjo ishte biseda me shefin e Kabinetit. Te nesermen ne oren dhjete, ne u nisem per ne aeroport. Ne avion vendi im ishte me ministrin, i cili u ul nga ana e dritares, dhe shefin e Kabinetit, qe donte te me ulte ne mes por une nuk pranova, keshtu u ul vete.
Te nesermen erdha ne Ministri dhe te gjithe nderruan sjelljen ndaj meje. Ata qe e kishin inat ministrin kujtonin se tanime une isha bera mikesha e tij dhe gati nuk me flisnin. Te tjere me shikonin me servilizem, e te tjere me druajtje e frike. Ne daten 8 janar 2008, gati nje muaj pas udhetimit ne Londer, Drejtori i Burimeve Njerezore me tha ne korridor: "Nuk e di se cfare bisedash ke bere ti me ministrin dhe shefin e Kabinetit, por me thane se do ikesh nga ky vend pune". Firmosa largimin me deshire, sepse nuk doja te hapja gjyq duke e ditur se nuk do kisha fuqi te fitoja. U habiten te gjithe nga largimi im, dhe askush ne Ministri nuk e besonte. Madje ate dite, qarkulluan fjale se do shkoja te punoja asistente e tij ne paradhome. Kur njerezit jashte ministrise e moren vesh, qe une isha larguar nga puna, nuk me pyesnin pse, por thoshin: "Ta ka kerkuar Pango, dhe nuk ia ke dhene?" Une skuqesha nga nje afirmim i tille. Ndersa pati edhe nga ato qe me thane: "Po ti pse s'ia dhe?" Deri tani une nuk e di pse jam larguar nga puna, sepse personalisht nuk me eshte dhene asnje motivacion.
Nje muaj pas meje, pushohet nga puna nje tjeter punonjese, pas nje udhetimi qe kishte bere ne Greqi me ministrin. Nderkohe per nje vit, levizjet ne ministri kane qene te pafundme. Jane hequr njerez shume te afte dhe te paafte, dhe nuk e di se cfare jane marre ne vend te tyre.
... Kur me njoftuan dhe me thane shiko "fiksin" sot se ka nja material te Pangos me nje vajze, fillimisht mendova. "Sa mire, me ne fund. Mori ate qe meritonte". Kur pashe deri ne fund, ose me sakte kur degjova gjithe biseden, ndjeva nje neveri te tejskajshme. Imagjinova se ajo gje, mund te me kishte ndodhur edhe mua, kujtdo dhe u bera akull e gjitha. Nderkohe telefoni im nuk pushonte, nga njerezit qe merrni dhe komentonin skandalin, qe sapo ishte shfaqur.
Arsyeja pse po i shkruaj te gjitha keto sot, nuk eshte sepse jam e kenaqur nga ajo cfare ndodhi, sic mund te besojne disa. Jo, aspak. Jam shume e peshtirosur nga i gjithe sistemi qe ne kemi ngritur ketu ne vendin tone. Jam e peshtirosur nga njerezit e Ministrise dhe te ministrive, qe i dine shume mire se cfare ndodh gjithe kohes dhe behen pale me keto fenomene. Jam e peshtirosur nga shume femra, te cilat deri tani i jane servirur ketij ministri dhe te gjithe shefave, qe u kane dale perpara, per te mbajtur nje vend pune, apo duke u bere shefe e drejtoresha, duke hapur kembet. Jam e peshtirosur nga te gjitha ato femra dhe meshkuj, qe bejme rolin e kodosheve, sot seksereve, duke i cuar ministrave "femra" per dhurate. Jam e peshtirosur nga thashethemet e administrates, e cila nuk ka pune dhe nuk ka jete, dhe merret me jeten e te tjereve. Jam e peshtirosur me zyren e kryeministrit tone, qe beri te pafajshmen, sikur nuk e dinin se cfare ka ndodhur deri tani. (jane me qindra mesazhet qe i kane shkuar numrit te Kryeministrit, lidhur me kete ceshtje). Jam e peshtirosur edhe me ata qe e shpalosen nje akt te tille, shume te turpshem per qellime qe nuk dihen akoma. Jam e peshtirosur me sistemin e vleresimit ne pune, ku sot nuk gjendet askush qe te te vleresoje apo te te denoje, per memyren si punon, por merren vetem me: "Kush te ka sjelle ne pune? I ciles partie je? Cilit fraksion, brenda partise i takon? Dhe nese je femer e bukur, ose edhe pak e mire, kujt ia ke dhene? Pse ja ke dhene?" Jam e peshtirosur me paburrerine e meshkujve shqiptare, qe kane zene karriget e pushtetit politik, ekonomik edhe me tej. Cfare ben me te keqe se kaq, nje prostitute dhe tutori i saj ne rruge. Jo, ajo cfare bejne eshte shume e ndershme. Tutori i gjen kliente femres, e cila shet trupin e saj per para. Eshte shume me e ndershme sesa t'i shitesh nje ministri, apo nje shefi per nje rroge shteti. Eshte e turpshme qe keto ndodhin ne administraten e larte shteterore. Eshte akoma me e turpshme, qe njerezit u kenaqen me ate qe pane. Une personalisht, ndjeva meshire. Ai njeri, mashkull nese mund te quhet keshtu, ka marre denimin me te madh qe mund te ekzistoje. Zoti e ka denuar me paaftesi per te bere nje femer per vete, per ta terhequr drejt tij me ane te inteligjences, apo bukurise se mendjes e te shpirtit. Zoti e ka denuar ate njeri me "padashuri te perjetshme".
Dhe nuk ka denim me te madh se kaq. Ndersa ne njerezit qe punojme, "intelektualet" qe perplasemi cdo dite, duhet te merremi me shume me jetet tona dhe jo me jeten e te tjereve. Duhet te perpiqemi te krijojme nje sistem te ri jete, ku vlerat kryesore te jene: e verteta, puna, aftesia, progresi dhe morali njerezor.
* Ish-punonjese e MTKRS, kryeredaktore e emisionit "7x7" ne TVSH