Prishja e një ndërtese "blindon" Ujin e Ftohtë
Ligji nr. 7501 vazhdon të krijojë konflikte në zonën bregdetare. Prishja e një objekti në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka angazhuar dhjetëra efektivë të policisë bashkiake, por dhe nga ata të rendit, rrugorë dhe të FNSH-së. Ndërtimi në fjalë ishte ndërtuar në një tokë ku pronari legjitim ka marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa ndërtuesi i lokalit e kishte përfituar tokën në fjalë me Ligjin nr. 7501. Objekti në fjalë disa muaj më parë ka shkaktuar konflikt mes pronarëve dhe bashkiakëve, ndaj vijimi i aksionit e ka detyruar marrjen e përforcimeve me efektivë të policisë. Ndonëse ishin paralajmëruar më parë, pronarët e objektit kanë kundërshtuar dhe madje fyer uniformat blu, e për pasojë janë shoqëruar në komisariat. Blutë dhe inspektorë të ndërtimit kanë tentuar negocimin me personat, ndërkohë që urdhri për prishje ishte dërguar kohë më parë. Pas shoqërimit të tre pjesëtarëve të familjes Halilaj, të cilët janë mbajtur për disa orë, ka nisur zbatimin vendimi dhe ka ndërhyrë skrepi në prishjen e objektit.
Konflikti
Në të njëjtën sipërfaqe toke në përdorim nga Petref Halilaj, ndërtimorët dhe policia bashkiake rreth 3 muaj më parë zbatuan një tjetër vendim prishjeje për një objekt pa leje të ndërtuar po aty. Mësohet se Halilaj e ka përfituar sipërfaqen e tokës ku ishte ngritur objekti në fjalë në bazë të Ligjit 7501, madje kishte nisur dhe procedurat e legalizimit për pronat që kishte ngritur në të. Por vetëm disa kohë më parë, pronari legjitim i truallit ka marrë certifikatën e pronësisë dhe aty ka nisur konflikti. Në ndërhyrjen e parë të ndërtimorëve u prish një lokal i ngritur buzë rrugës, ndërsa dje është bërë ndërhyrja e dytë për prishjen e objektit tjetër të ndërtuar nga Halilaj. Ndërkohë, mësohet se për tokën në fjalë, pronarët e truallit kanë arritur të nxjerrin leje ndërtimi për ngritjen e një pallati.
M.Marsi