E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmimet seksuale, pushohen hetimet për Pangon

Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, i denoncuar nga emisioni investigativ "Fiks Fare" në televizionin "Top Channel", se duke shfrytëzuar detyrën, rekrutonte në shtëpinë e tij vajza që kërkonin punë. Megjithëse kishte filmime e përgjime, Prokuroria e Tiranës deklaron se veprimet kanë qenë të stimuluara dhe në prokurori nuk kanë dëshmuar qytetarë të thjeshtë për të denoncuar abuzimet e ish-ministrit. Hetuesit e çështjes vetëm kanë transkriptuar kasetat e regjistrimit të bisedës së Pangos me vajzat që kërkonin punë në ministrinë e tij. Krahas këtij abuzimi, prokuroria nuk ka gjetur fakte penale se ish-ministri Ylli Pango, duke shpërdoruar detyrën, ka influencuar që disa ministri të jepnin para për aktivitetin privat të tij. Regjistrimet e "Fiks Fare", ku ministri fliste me gazetaren për institutin dhe donacionet e ndryshme që merrte, kanë shërbyer për organin e akuzës si indicie për të filluar një investigim të thellë, por që kanë mbetur në vendnumëro, pasi asnjë gjë nuk është përfituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›