Lamtumirë Paul Samuelson-it, shkencëtarit të ekonomisë
U nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, në shtëpinë e tij në Belmont në Massachusetts, fituesi i çmimit "Nobel" për Ekonominë, Paul Samuelson. Lajmi për vdekjen është dhënë nga "Massachusetts Institute of Technology", shtëpia e tij e dytë, qendra akademike e Kembrixhit, që ai kontribuoi t‘i jepte një famë botërore, si një nga fakultetet më të rëndësishëm të shkencave ekonomike. Me studimet e tij, Samuelson ka kontribuar për hedhjen e bazave të ekonomisë moderne dhe ka pasur sukses për punët e tij në aplikimin e metodave rigoroze matematike. "Paul Samuelson ka transformuar gjithçka që ka prekur: bazat teorike në fushën e kërkimit, teoritë ekonomike që i ka mësuar një pjese të mirë të botës, karakterin dhe madhështinë e departamentit të tij, jetët e kolegëve dhe studentëve të tij", ka komentuar presidenti i "Mit", Susan Hockfield, në një komunikatë për shtyp. Samuelson ishte amerikani i parë që u nderua me çmimin "Nobel" për Ekonominë në vitin 1970. Akademia suedeze në dorëzimin e çmimit prestigjioz e motivoi për faktin se shkencëtari "ka dhënë më shumë se ekonomistët e tjerë një kontribut fondamental për të ngritur nivelin e analizës shkencore në teorinë ekonomike". Për Samuelson në fakt matematika ka qenë gjithmonë esenciale në analizën ekonomike.
Ai ka qenë një nga ekonomistët më të mëdhenj të shekullit XX dhe ka punuar edhe si asistent i presidentëve amerikanë
John F.Kennedy dhe Lyndon B.Johnson. Libri i tij, "Economics: an introductory analysis", është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë në botë. I publikuar për herë të parë në vitin 1948, që atëherë është përpunuar vazhdimisht nga autori. Ka qenë abc-ja e studentëve të ekonomisë dhe për 30 vjet me radhë manuali i studimit, absolutisht më i shituri në Amerikë për të gjitha lëndët. Akoma sot shiten më shumë se 50 mijë kopje në vit. Libri i tij vazhdon të përdoret edhe sot në universitetet kineze. Falë atij shkrimi, breza të tërë studentësh, përfshi këtu dhe shumë liderë të ardhshëm e bankierë, kanë përthithur idetë kejnesiane. Le ta nisim nga teoria, sipas së cilës ekonomia kapitaliste për nga natyra e saj është e ekspozuar ndaj rrezikut të depresionit: një krizë ku mekanizmat natyrorë të tregut nuk arrijnë ta çojnë pyetjen në një nivel të përshtatshëm për sa i përket papunësisë në masë. Kur ky rrezik është i pranishëm, nuk mjafton politika monetare për të evituar më të keqen.
Atij i detyrohemi për shumë gjëra, por në veçanti për metodën e statistikës krahasuese në ekonomi, të bazuar në parimin e termodinamikës: çdo sistem reagon ndaj modifikimeve të jashtme duke minimizuar impaktin. Mes dishepujve të tij, spikasin figura të mëdha dhe fitues të çmimeve "Nobel", si Franco Modigliani, Paul Krugman dhe Joseph Stiglitz. Ishte Samuelson ai që u shpjegoi liderëve amerikanë dhe atyre të mbarë botës cilësitë e filozofisë së John Maynard Keynes, dhe një prej "nxënësve" të tij kishte qenë Presidenti amerikan John F.Kennedy, në fillim të vitit ‘70. "New York Times" shkruan se leksioni i parë me Kennedy-n nisi buzë detit, në rrethinat e rezidencës familjare në Hyannis Port, jo shumë larg nga Cape Cod. Zgjati rreth 40 minuta dhe u parapri nga një mëngjes në jaht me politikanë dhe intelektualë të Kembrixhit. "Prisja pjata të shkëlqyera, por më servirën salsiçe gjermane dhe fasule", ishte komenti i ekonomistit. Ishte pikërisht ai që, duke ecur kundër rrymës, e bindi Kennedy-n të ulte taksat për të rigjallëruar ekonominë menjëherë pas zgjedhjes së tij në vitin 1960. Pas fitores, Kennedy kishte këmbëngulur që të ishte ai këshilltari kryesor për ekonominë në Shtëpinë e Bardhë. Në fillim Samuelson refuzoi, pasi ishte shumë i dhënë pas pavarësisë së tij intelektuale. Edhe pse në jetën e tij pranoi shumë herë detyrën e këshilltarit për qeverinë amerikane, gjithmonë donte të mbetej një këshilltar i jashtëm, në mënyrë që të mund të shprehte lirisht kritikat e tij.
"Sapo bëra fushatë për përgjegjësinë fiskale dhe ekuilibrin e buxhetit dhe ju më sugjeroni që vendimi i parë duhet të jetë ulja e taksave", kështu JFK iu drejtua Samuelsonit, sipas kujtimeve të dhëna nga vetë ekonomisti. Megjithatë, në fund Presidenti i dëgjoi me kujdes këshillat e tij për ekonominë. Në të vërtetë, Kennedy u vra para se politikat fiskale të hynin tërësisht në fuqi, por pasuesi i tij, Lyndon Johnson, nuk ndryshoi linjë, duke arritur ta rigjallërojë ekonominë. Teoritë e tij neo-kejnesiane u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes në fillim të 2008-ës, kur nisi një recesion botëror i paprecedent që nga koha e Depresionit të Madh. Që nga formimi i tij mes Çikagos dhe Harvardit, Samuelson ishte përballur me teori shumë heterogjene dhe heretike: profesori i tij më i rëndësishëm ishte ekonomisti i madh austriak, Jospeh Schumpeter, ndërsa miku i tij më i ngushtë i studimeve ishte teoricieni i famshëm i "New left"-it amerikan, marksisti Paul Sweezy. Si profesor ai ka qenë gjithmonë i famshëm edhe për ironinë e tij të hollë. Njëra prej tyre mbi besueshmërinë e tregut financiar ka mbetur e pavdekshme: "Është e vërtetë se bursat mund ta parashikojnë ciklin ekonomik. Wall Street ka parashikuar nëntë të tilla në pesë recesionet e fundit". Megjithatë, ai vetë kujtonte se kishte gabuar të paktën një herë, kur në vitet 1920 këshilloi profesorin e tij të algjebrës të investonte në bursë, në prag të krizës së madhe të 1929-ës. "Një provë kjo që çdo sistem mund të dështojë", pranoi në një intervistë 70 vjet më vonë. Samuelson gjithmonë ka qenë përkrah Obamës. "Falë tij u shmang një 1929 e re", deklaroi ai me rastin e njëvjetorit të Obamës në krye të detyrës. Sipas tij, Obamës i takon një meritë historike: evitoi që kriza të gjeneronte në një "depresion" të modelit të 1929-ës. "Vetëm ai me dhuntitë që ka arriti ta bindte një njeri aq të ashpër dhe të ngurtë si Bernanke t‘i mbante taksat kaq të ulëta dhe ndërkohë ndërhyrjet publike t‘ia kalonte FED-it". Paul Samuelson, ekonomisti i madh nga Bostoni, nuk i kurseu kurrë elozhet për Presidentin, por njëkohësisht as kritikat: "Për luftërat nuk më pëlqen mënyra se si po vepron". Por, mori çmimin "Nobel" për paqe? Eehh… ndonjë zonjë-vajzë do të jetë marrosur pas tij.
Obama është shpresa jonë
Kjo është pjesë e një artikulli të shkruar nga Samuelson në tetorin e vitit të shkuar, para se Obama të zgjidhej President i SHBA-së
Një sistem ekskluzivisht kapitalist ka disa avantazhe, mbi të gjitha se si i stimulon kompanitë, por edhe një sërë disavantazhesh që tregojnë nevojën e pashmangshme për një paketë rregullash precize dhe solide. Këtë republikanët në pushtet që nga koha e Reganit nuk kanë qenë kurrë të aftë ta kuptonin. Nuk kanë dashur një vizion racional të realitetit ekonomik në tërësi. Ndoshta nuk kanë përgatitjen e nevojshme kulturore për të kuptuar diçka kaq të komplikuar si funksionimi i tregjeve financiare. Tani, shpresa është që demokratët t‘i fitojnë këto zgjedhje. Natyrisht që i favorizuar është Obama, me atë që ka treguar. Por sa kohë do na duhet për një funksionim korrekt të tregjeve dhe për të riaktivizuar një sistem financiar të dhunuar kaq rëndë? Me siguri shumë.