Prishtina-KS-së: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut
Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se në seancën e Këshillit të Sigurimit, do të kërkojë përmbylljen e mandatit të UNMIK-ut në Kosovës. Ministri Skënder Hyseni do të udhëtojë nesër në Nju Jork për të marrë pjesë në këtë mbledhje, që do të zhvillohet të hënën në Nju Jork. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të prezantohen tri raporte për Kosovën: raporti i UNMIK-ut, raporti i qeverisë së Kosovës dhe raporti i EULEX-it, që është vendosur si aneks i raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. UNMIK-u nuk ka publikuar asgjë nga përmbajtja e raportit, të cilin do ta paraqes në KS, Lamberto Zannieri. Ndërkaq, zyrtarë të qeverisë dhe të misionin EULEX kanë thënë se raportet e tyre përmbajnë progresin e shënuar në tremujorin e fundit.