SHBA,e zhgënjyer nga tërheqja e Spanjës nga Kosova
SHBA-ja ka deklaruar se është "thellësisht të zhgënjyer" nga vendimi i Spanjës për të tërhequr kontogjentin e saj nga Kosova. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit,Wodd. Wood tha se, në vitin 1999 aleatët ishin pajtuar për disa parime - "të hynin bashkë, të dilnin bashkë". "Pra, jemi të befasuar me këtë vendim të Spanjës",u shpreh zwdhënësi.Ëood tha se, SHBA-ja ishte informuar për vendimin e Spanjës për t'i tërhequr ushtarët e saj nga misioni i KFOR-it në Kosovës, pak kohë para se Madridi zyrtarisht të bënte publik vendimin e tij. Ministrja e Mbrojtjes së Spanjës, Carme Chacon ka deklaruar të enjten se "misioni ka marrë fund dhe se është koha për t'u kthyer në shtëpi".