E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina, abuzimet me naftën, nën akuzëkomandati ukrainas

PRISHTINE- Një komandant i forcave paqëruajtëse ukrainase, pjesë e kontigjentit KFOR akuzohet për abuzime me naftën e cila mbërrinte në Kosovë për nevojat e kontingjentit paqëruajtës të KFOR.

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi sot se ka ngritur akuza kundër komandantit të Forcave të Armatosura të Ukrainës që ishte në krye të shërbimit të karburanteve për kontigjentin paqëruajtës ukrainas në Kosovë.
“Është vërtetuar se nga tetori 2008- prill 2009, si anëtar i kontingjentit të forcave paqëruajtëse ukrainase në Kosovë ka abuzuar me detyrën e tij duke i dhënë një kompanie private mbi 1. 2 milion litra naftë, të cilat kapin vlerën e 627. 500 euro: Nafta ishte importuar në Kosovë pa pagesën e detyrimeve doganore përkatëse për nevojat e kontingjentit paqëruajtës të KFOR. Për këto veprime kapiteni ka marrë nga një përfaqësues i kompanisë private një ryshfet prej 60 mijë eurosh” thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë që është shpërndarë sot, informon agjencia e lajmeve interfax.

Aktualisht oficeri ndodhet në paraburgim me urdhër gjykate. Sipas zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, akuzat i referohen kodit penal ukrainas, në nenet për abuzimet me detyrën, marrjen e ryshfetit dhe pastrim parash.

Më 18 shtator 2010 media denoncoi mashtrimet me furnizimin dhe shitjen e karburantit në Kosovë, gjatë viteve 2006- 2009 nga kontingjenti ukrainas në KFOR.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›