Kosovë, vazhdonkonfiskimi i targaveserbe
TIRANE- Policia e Kosovës po vazhdon me konfiskimin e targave të reja të Serbisë me inicialet e qyteteve të Kosovës, pavarësisht kërkesës së Beogradit zyrtar që të ndërpritet konfiskimi. Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë të hënën se po vazhdon zbatim i urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme në largim, Bajram Rexhepi për konfiskimin e automjeteve me regjistrime të tilla.
Në një deklaratë për Tanjug, Hoti ka thënë se policia rajonale në Mitrovicë ka konfiskuar dy palë targa dhe se vozitësit do të ketë procedurë gjyqësore, sepse ligjet Kosovës nuk njohin targa të reja të regjistrimit. Mësohet se të hënën mbrëma rreth kësaj çështje do të mblidhen strukturat paralele të komunave në veri të Kosovës. Aty do të bisedohet edhe për suspendimin e komandantit të stacionit policor në Zveçan, Nenad Djuric.
Vendimi i ministrit Rexhepi, për konfiskimin e të gjitha targave të makinave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës ende është në fuqi. Në të gjitha vendkalimet kufitare vozitësit, të cilët vijnë në Kosovë me targa të reja të Serbisë, ata mund të pajisen nga Policia Kufitare e Kosovës me targa të përkohshme.
Zyrtarë të EULEX-it thonë se të dyja palët duhet të ulin tensionet e krijuara rreth çështjes së targave të automjeteve. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin provokime. Ndërkaq, autoritetet serbe i kanë kërkuar misionit të EULEX-it që të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e ministrit Rexhepi.
(m.a/tg/BalkanWeb)