E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së pari PDK

Përfaqësues të partive, që pritet të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, thonë se përgjegjësia për qeverisje “me duar të pastra” së pari i takon PDK’së. Ata iu përgjigjën Jakup Krasniqit, sipas të cilit këshillat e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, nuk vlejnë vetëm për partinë e tij, por edhe për të tjerat. Nga Valmir Klaiqi më 18 janar 2011 në ora 08:10

Deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, se në qeverinë e ardhshme nuk duhet të ketë njerëz të hetuar e të dënuar, u është përgjigjur të hënën Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, deklarimet e Dellit nuk i ka parë vetëm “këshilla” për PDK’në si parti që do ta formojë qeverinë, por edhe partitë tjera që pritet të jenë pjesë e koalicionit.

Krasniqi ka thënë se vlerëson dhe çmon çdo njeri të politikës dhe të diplomacisë që jep kontribut në zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe ka shtuar se Kosovës më shumë se kurrë i duhen institucione të përgjegjshme, institucione që kanë kapacitete politike, intelektuale dhe njerëzore për t’i kryer detyrat me përgjegjësi.

“Ambasadori Dell ka folur për gjithë politikën në Kosovë dhe qeveria nuk do të jetë vetëm nga Partia Demokratike, por do të jetë edhe nga partitë e tjera të koalicionit. Megjithatë, ne kemi parasysh se qeverisja, sidomos në kohën cilën jemi, kërkon edhe figura të reja, edhe figura që natyrisht ligji nuk e ka thënë fjalën e vet”, ka theksuar Krasniqi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›