EULEX: Prishtinae Beogradi t'ipërmbahen provokimeve
PRISHTINE- Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga cdo lloj “akti që mund të shihet si provokim” ndaj njëri-tjetrit. Zyrtarë të EULEX-it thanë se të dyja palët duhet të ulin tensionet e krijuara rreth cështjes së targave të makinave. Deklaratat e EULEX-it pasuan një vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme në Kosovë, Bajram Rexhepi, për konfiskimin e të gjitha targave të makinave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës. Ditë më parë autoritetet serbe filluan lëshimin e targave të reja duke përfshirë edhe territorin e Kosovës që nxiti reagimin e autoriteteve në Prishtinë. Këta të fundit e cilësuan vendimin si shkelje të sovranitetit të vendit. Zëdhënësja e misionit të BE-së për rendin dhe ligjin, Kristina Herodes i tha BBC-së se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin provokime. “Ju bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga cdo akt që mund të shihet si provokim. Cdo masë e re e ndërmarrë duhet të diskutohet dhe përgatitet dhe opinioni publik duhet të informohet me kohë përpara se të fillojë zbatimi”, tha Herodes.
(BBC/balkanWeb)
(BBC/balkanWeb)