E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina dhe Bursa e Turqisë nënshkruan binjakëzimin

Bursa, 2 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa si dhe kryetari i Bashkisë së Bursës, Recep Altepe, kanë nënshkruar protokollin e binjakëzimit të Komunës së Prishtinës me Bashkinë e Bursës.
Ky dokument paraqet një rëndësi të veçantë për konkretizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat  si: ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjella në lëmin e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe të turizmit.
Komuna e Prishtinës dhe Bashkia e Bursës  do të bashkëpunojnë edhe për
 për përforcimin e qeverisjeve lokale dhe përgatitjen e projekteve për zhvillimin e tyre
Kryetari i Komunës së Prishtinës  Isa Mustafa në këtë vizitë zyrtare është i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Hamiti, dhe anëtarët tjerë të delegacionit: Shefqet Sylejmani, Engim Beyoglu dhe Vlora Dumoshi.
Qyteti i Bursës ndodhet në juglindje të detit Marmara me një popullsi prej 2.5 milionë banorëve dhe është qyteti i katërt për nga madhësia në Turqi.
Bursa është e njohur edhe për numrin e madh të popullit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë atje.
Bursa është qyteti i dytë, pas Ankarasë,  i Republikës se Turqisë që është binjakëzuar më kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtina.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›