Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë “ambasadorët”

Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë sot oficerët ndërlidhës.
Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin serb.
Homolog i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviq.
Hapja e misioneve të posaçme diplomatike të Kosovës dhe Serbisë në vendet gjegjëse është vlerësuar si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura.
Ajo është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./Indeksonline/