Velijaj: Drejtori i OeSD-së i pranishëm kur kam dhënë ryshfet

E dyshuara për vjedhjen e 1.4 milionë eurove ka thënë se zbulimi i dhënies së ryshfetit për Besnik Berishën ka ndodhur kur një auditor i jashtëm ka nisur auditivin në OeSD.
Velijaj kathënë se kompania ka aksionarë tjerë të cilër nuk kanë ditur për këtë skemë kriminale. Në pjesën e katërt dhe të fundit të intervistës që Velijaj u ka dhënë prokurorëve, ajo ka thënë se drejtori i përgjithshëm i OeSD, Gerhat Vastell ka qenë i pranishëm kur i ka dhënë para drejtorit të departamentit për prodhimin e dokumenteve në MPB.
Velija ka thënë se kjo çështje është bërë e madhe kur ka nisur auditimi. Për të shpëtuar pa pasoja, ka thënë se drejtori i OeSd-së i ka raportuar paratë e vjedhura, shkruan Koha Ditore. Pas kësaj ka thënë se është njoftuar Ambasada austriake në Prishtinë dhe ministri Bajram Rexhepi, i cili ka kërkuar hetime urgjente.
“Gerhart një herë ka qenë i pranishëm kur ia kam dhënë paratë. Ai ka qenë një herë i pranishëm kur ia kam sjellë paratë Besnik Berishës”, ka thënë ajo./Indeksonline/