Unaza e Madhe, nis brenda vitit
Luljeta Ndoka
Unaza e Madhe do t'i jape nje dimension tjeter kryeqytetit. Nje investim ne masen 1,5 miliarde leke do te zgjidhe problemet e trafikut. Ndersa edhe nga ana estetike, gjithcka do te jete ndryshe. Unaza e Madhe ka qene ne thelb te takimit te djeshem mes kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe zv.presidentit te BERZH-it, Varel Freeman. Perfaqesues i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, qe eshte edhe donator ne kete ndermarrje te madhe, ka premtuar bashkepunim te vazhdueshem me Bashkine e Tiranes.
Faza e dyte
Aktualisht, projekti eshte ne fazen e dyte, ne ate te perzgjedhjes se kompanise qe do te realizoje studimin e fizibilitetit. Me perfundimin e vleresimit teknik, ekonomik dhe mjedisor, parashikohet qe ne fund te ketij viti te levrohet kredia e BERZH, duke mundesuar dhe fillimin e punimeve per ndertimin e ketij segmenti. Unaza e Madhe e Tiranes eshte percaktuar si nje nga arteriet kryesore te sistemit rrugor te Tiranes ne planin aktual rregullues ne fuqi i vitit 1989. Ndertimi i nje pjese te Unazes se Madhe qe lidh rrugen e Durresit me rrugen e Kavajes me gjatesi rreth 2.2 km se bashku me zgjerimin eshte filluar ne vitin 1999 dhe ka perfunduar ne vitin 2006. Pjesa e Unazes se Madhe, qe kerkohet te financohet si faze e dyte e projektit te plote, fillon ne kryqezimin me Rrugen e Kavajes deri ne kryqezimin me Rrugen e Elbasanit. Kjo pjese e Unazes se Madhe ka nje gjatesi prej 5,5 km dhe eshte projektuar te kaloje ne zonen e Selites, prane Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, ne kodrat mbrapa Parkut te Madh te Tiranes, ne kodrat e Saukut dhe lidhet me Rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit Publik.
Nderhyrjet
Ne projektin e kesaj rruge do te perfshihet dhe sistemi i sinjalistikes vertikale dhe horizontale, si dhe semaforet ne te gjitha kryqezimet ne nivel. Sistemi i semaforeve do te inkuadrohet ne sistemin ekzistues te funksionimit te tyre dhe do te jete i koordinuar me pjesen tjeter te semaforeve te instaluar ne qytet. Nga pikepamja e gjeresise se rruges, kjo pjese e Unazes ndahet ne dy segmente: Segmenti i pare: Rruga e Kavajes -diga e Liqenit Artificial, prane Kopshtit Zoologjik dhe segmenti i dyte: Diga e Liqenit Artificial - Rruga e Elbasanit. Ne infrastrukturen nentokesore jane parashikuar te ndertohen te gjitha kanalizimet, ato te ujerave te zeza e te bardha etj. Gjithashtu, jane parashikuar te ndertohen tubacionet ndihmese per instalimin e menjehershem ose te mevonshem te linjave elektrike dhe linjave telefonike te percaktuara per zonat urbane, ne te cilat kalon ky segment rrugor. Si pjesa me e rendesishme e veprave te artit eshte ndertimi i mbikalimit ne kryqezim me rrugen "Komuna e Parisit".
Unaza e Madhe zgjidh trafikun
Zbatimi i ketij projekti do te beje te mundur qe te zgjidhe ne nje mase jo te vogel problemin e trafikut ne kryeqytet. Keshtu, te gjitha ato automjete qe hyjne ne Tirane me destinacion rrethet e tjera dhe qe sot detyrohen te kalojne nepermjet aksit te Lanes dhe te kthehen ne Rrugen e Elbasanit, brenda per brenda qytetit, te mund te kalojne lirisht pa renduar trafikun e brendshem te qytetit. Nje nga problemet kryesore te trafikut te brendshem te kryeqytetit eshte se edhe mijera mjete qe kalojne transit per te shkuar ne pjesen jugore dhe juglindore nga ana e Krrabes, duhet te kalojne mes per mes Tiranes, gje qe do te shmanget me ndertimin e aksit te ri te Unazes.
Shpronesim per 35 ha toke
Sipas disa studimeve paraprake, siperfaqja e tokes qe duhet te shpronesohet eshte rreth 35 hektare. Ndersa pervec tokes se bukes, mesohet se jane parashikuar te shpronesohen rreth 180 banesa private, plotesisht apo pjeserisht. Tashme me ceshtjen e shpronesimeve te Unazes se Madhe ne Tirane kompetencat i kane kaluar Ministrise se Puneve Publike, Transporti dhe Telekomunikacionit. Sikurse mesohet jane ngritur grupet e punes per realizimin e ketij procesi. Ato do te punojne ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes per te realizuar shpronesimet ku do te kaloje gjurma e Unazes se Madhe. Pronaret, te cilet pronat e tyre i kane ne pjesen ku kalon Unaza e Madhe, duhet te paraqesin prane ministrise dokumentet qe japin vertetesine e pronesise. Grupet e punes duhet te bejne ndarjen e subjekteve qe do te shpronesohen ne tre kategori. Kategoria e pare jane pronaret, te cilet do te shpronesohen vetem per token. Ne kategorine e dyte hyjne te gjithe pronaret, te cilet do te shpronesohen per token, si dhe per objektin qe kane ndertuar. Ndersa ne kategorine e trete hyjne shpronesimet qe do te behen per tokat livadhe apo pyje. Me perpilimin e listes se emrave te pronareve qe do te shpronesohen, Ministria e Transportit e dergon per miratim ne qeveri.