Mbikalim ne Shkollen Teknologjike
Pervec partneritetit me BERZH per Unazen e Madhe, nje projekt tjeter eshte edhe ndertimi i nje mbikalimi te Shkolla Teknologjike. Nje gje e tille do te mundesoje stabilizimin e trafikut dhe eliminimin e kaosit qe mbizoteron aktualisht ne kete zone. Gjithashtu, nje projekt eshte edhe ngritja e Qendres se Kontrollit te Trafikut. Ngritja e nje strukture te tille pritet te beje sinkronizimin e rrjetit semaforik. Projekte te tjera te financuara nga Banka Evropiane per Zhvillim, kane te bejne edhe me strategjine e Transportit Qendror ne Tirane. Kjo strategji parashikon "levizjen" graduale te vend-parkimeve nga qendra, drejt unazes se vogel. Gjithashtu, sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, shume rruge do te behen me nje kalim dhe do te studiohen edhe vend-parkimet brenda tyre. Nese shihet e arsyeshme, ne rruget sidomos te ngushta nuk do te lejohet qe te parkohet asnje makine.