E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pak: Zgjedhjet serbe ne Kosove, te papranueshme

Eurodeputetja deklaron se Rezoluta 1244 eshte e qarte dhe nuk e lejon nje gje te tille

Serbia nuk mund te organizoje zgjedhje lokale ne territorin e Kosoves. Kjo eshte deklarata e bere ne Prishtine nga eurodeputetja, Doris Pak, e cila dje se bashku me nje delegacion te Parlamentit Evropian, ka takuar kreret me te larte shteteror te Kosoves dhe shefin e UNMIK-ut. "Eshte shume e qarte qe Rezoluta 1244 nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove. Nese te gjithe i referohemi kesaj rezolute, atehere duhet ta kemi te qarte se Serbia nuk mund te organizoje zgjedhje lokale ne territorin e Kosoves", deklaroi Pak. Misioni i UNMIK-ut dhe Bashkimi Evropian mund te punojne se bashku me qellim te mbizoterimit te paqes ne Kosove. Keshtu vleresoi eurodeputetja Doris Pak, pas takimit qe pati me kryeadministratorin Joakim Ryker. Ne fokus te ketij takimi kane qene zgjedhjet lokale serbe, per te cilat, qeveria serbe ka marr vendim t'i organizoje edhe ne Kosove. Sipas eurodeputetes, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne territorin e Kosoves eshte e papranueshme.

Ne takimin me Presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu, eurodeputetja vleresoi nxjerrjen e Kushtetutes se Kosoves, duke porositur njeheresh politikanet kosovare qe te punojne me shume per t'i bindur te gjithe shtetasit e Kosoves pa dallim, te kene besim ne Kushtetuten e vendit. "E inkurajuam Presidentin qe te beje perpjekje t'i binde pakicat ne Kosove, ne vecanti serbet qe t'i besojne Kushtetutes se Kosoves, sepse kjo Kushtetute iu ofron atyre mundesi te shumta qe te jetojne dhe te kene identitet te vetin, si dhe te kene raporte te mira fqinjesore me shtetet perreth", tha zonja Pak pas takimit me Presidentit e Kosoves. Sejdiu e siguroi eurodeputeten Pak, se institucionet e Kosoves po punojne ne ndertimin dhe zhvillimin e Kosoves si nje shtet demokratik per te gjithe qytetaret e saj. "Nje shtet qe do te kete ambicien e vet normale te ecjes tone per integrimet euroatlantike, qe do te jene pjese e permbushjes se kritereve, duke filluar nga jeta me e mire e te gjithe qytetareve, por edhe te kete pjese te tjera qe kane te bejne me stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal, si dhe aspekte te ngjashme. Prandaj kjo ishte nje qasje e pare per ne pas pavaresimit te Kosoves qe te kemi bisede edhe me kete delegacion te larte", deklaroi Sejdiu pas takimit. Delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Doris Pak, pervec takimit me kryeadministratorin Ryker dhe Presidentin Sejdiu kane takuar edhe Kryeministrin Thaci dhe zyrtare te tjere te larte te Kosoves.

Disa dite me pare, kreret e shtetit te Kosoves dhe opozita kosovare kerkuan nga UNMIK te ndaloje zgjedhjet serbe ne Kosove dhe te ushtroje funksionin e tij per kete ceshtje. Por dje Qeveria ne Beograd vendosi perfundimisht te sfidoje autoritetin e UNMIK-ut, duke i organizuar zgjedhjet lokale edhe ne shtetin e Kosoves. Te henen, ne Nju Jork, Keshilli i Sigurimit do te diskutoje raportin mbi Kosoven te Sekretarit te Pergjithshem dhe shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›