Mat, plagoset 24 vjeçari, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta në fshatin Gurrë të Matit. Duke iu referuar burimeve më të fundit të policisë, mësohet se janë dëgjuar të shtëna arme, ndërsa është plagosur dhe një person.
Ndërkaq, shtetasi Dritan Kadiu, 24 vjeç, është plagosur nga një person i cili është ende i paindetifikuar. Autori i krimit është larguar menjeherë nga vendgjarja.
Forca të shumta policie, kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet.