E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen biletat në linjën Prishtinë Tiranë

Prishtinë - Kompania e fluturimeve nga Shqipëria "Belle Air", e vetmja për momentin që fluturon në linjën Prishtinë - Tiranë dhe anasjelltas, ka filluar të zbatojë në praktikë, vendimin e marrë nga ana e Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit, dhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, për heqjen e taksës prej 20.53 eurove për të gjitha udhëtimet në linja ajrore jo më të gjata se 200 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, tha se ky është hapi i parë lehtësues financiar që është krijuar për të gjithë udhëtarët që fluturojnë në një largësi ajrore jo më të gjatë se 200 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ulja e çmimit të biletës në vlerën e taksës është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i kompanisë "Belle Air", Dhimitër Tola, i cili ka thënë se që nga data 3 shkurt është marrë masa e menjëhershme për të pasqyruar zbritjen e taksës nga çmimi aktual i biletës. Sipas tij, janë dy lloj taksash që duhet t'i heqë qeveria shqiptare, taksa e kalimit të kufirit e cila ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet nga janari i këtij viti prej 10 eurove, dhe taksa aeroportuale prej 14.5 euro. Aktualisht bileta njëdrejtimëshe Prishtinë - Tiranë starton me 42 euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›