Djali i Ronaldos do të luajë për Anglinë?
Ndoshta mendoni se kemi të bëjmë me Cristiano Ronaldon, por në fakt bëhet fjalë për djalin e tij, i cili i ka dhënë shpresë futbollit anglez, pavarësisht faktit se është vetëm një foshnje dymuajshe.
Anglezët janë të bindur se Ronaldo i vogël do t'i ngjajë babait të tij, që është futbollisti më i shtrenjtë i planetit.
Por, kush është nëna e Ronaldos së vogël? Sipas ish-të dashurës së Ronaldos, Nereida Gallardo, bëhet fjalë për një studente nga Londra.
"Ajo më ka kontaktuar dhe më ka thënë se ishte shtatëzënë", theksoi Gallardo.
Ronaldo ende është duke e mbajtur të fshehtë identitetin e nënës së djalit të tij, Cristiano Jr.