E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Terry është kapiten i lindur


Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka shprehur admirimin e tij për kapitenin John Terry.

"John Terry është kapiten i të gjithë kapitenëve, ai është i lindur me shiritin e kapitenit në krah. Madje edhe pa shirit, ai duket sikur e mban atë gjithkund dhe është shkruar të jetë. Ai është ndryshe nga të tjerët, Chelsea është shtëpia e tij, gjithmonë ka qenë, që kur ka qenë i ri".

"Ai punon dy herë më shumë se çdokush tjetër, ai ka shije të përgjegjësisë si dikush i cili drejton një kompani, njerëz, filozofi e cila mbi të gjitha duhet të fitojë. Nuk ka hapësirë për vend të dytë (për të)", ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›