E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e Vëllaznimi ruajnë hapin

Prishtina e ka ruajtur hapin në luftë për titullin e kampionit, sepse e ka mposhtur KEK-un me rezultat bindës, 4:2. Dy gola për ekipin bardh e kaltër i ka shënuar Driton Krasniqi në minutat 29-të e 30-të, kurse nga një gol tjetër e kanë realizuar Faton Zejnullahu në minutën e 19-të dhe Astrit Fazliu në minutën e fundit të pjesës së parë dhe Enis Fetahu në minutën e 90-të. Ndërsa golat për ‘Elektricistët’ i kanë shënuar Mensur Simnica në minutën e 14-të dhe Naim Kodraliu në minutën e 65-të. Kjo fitore e mban Prishtinën në vendin e dytë të Superligës me 50 pikë, një më pak sesa lideri, Trepça ’89. Kurse, KEK-u mbetet në pozitën e parafundit të tabelës me vetëm 24 pikë.

Vëllaznimi – Gjilani 1:0

Vëllaznimi i ka fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në luftë për titull, pasi e ka mposhtur Gjilanin me rezultat minimal, 1:0. Hero i gjakovarëve ishte Fatih Karahoda, i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 36-të të ndeshjes. Me këtë fitore Vëllaznimi mbetet në pozitën e tretë të tabelës me 50 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë, dhe një më pak sesa lideri Trepça ’89.

Drita – Hysi 2:1

Hysi thuajse i ka humbur gjasat për ta fituar titullin, pasi në Gjilan u mposht nga Drita me rezultat 2:1. Golat për Dritën i ka shënuar në minutat e 77-të dhe 87-të, nëpërmjet Foniqit e Jetullahut. Kurse, golin e vetëm për Hysin e ka shënuar Zhdrella nga penaltia në çastet e fundit të takimit. Kështu, gjilanasit ua rrëmbyen llapjanëve pozitën e katërt me 43 pikë, derisa Hysi tani gjendet në vendin e pestë me 42 pikë.

Tabela Xh. Gd. P

1. Trepça ’89 27 25 51

2. Prishtina 27 20 50

3. Vëllaznimi 27 10 50

4. Drita 27 7 43

5. Hysi 27 12 42

6. Besa 27 -3 36

7. Drenica 27 1 34

8. Liria 27 -9 31

9. Lepenci 27 -9 30

10. Trepça 27 -12 28

11. KEK-u 27 -19 24

12. Gjilani 27 -22 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›