Reali gjithmonë respekton kundërshtarët

Të freskët nga shpallja kampion në ligë javën e kaluar, Reali fillimisht vuajti kundër Granadas dhe ishte në disavantazh prej një goli por në fund arriti të fitojë. Në deklaratat e tij pas ndeshjes, Karanka refuzoi sugjerimet se Reali kishte nënçmuar kundërshtarin.
“Ne e treguam se kemi respekt për të gjithë rivalët tanë në garë. Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë por këto gjëra ndodhin në futboll. I uroj fat Granadas, por ata e paguan çmimin që nuk e përfunduan ndeshjen më herët. Ne ende kemi objektiva këtë sezon, të ndihmojmë Ronaldon të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë dhe të arrijmë në 100 pikë, por gjithmonë respektojmë kundërshtarët”, deklaroi ai.
Reali do të grumbullojë 100 pikë nëse fiton ndeshjen e xhiros së fundit kundër Real Mallorcas të shtunën.